• e hënë, 23 dhjetor 2024

QMK: Katërmbëdhjetë zjarre në qiell të hapur, 1.770 thirrje në numrin 112 në 24 orët e fundit

QMK: Katërmbëdhjetë zjarre në qiell të hapur, 1.770 thirrje në numrin 112 në 24 orët e fundit

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 ndërhyrje ndaj zjarreve në ambient të hapur prej të cilëve rreth një e treta kanë qenë për shuarjen e plehrave të djegura brenda dhe pranë vendbanimeve urbane. Të gjitha zjarret janë shuar, informoi sot Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Qendrat Rajonale për Menaxhim me Kriza informojnë se në territorin e shtetit kanë pasur ndërhyrje për shuarjen e zjarrit në qiell të hapur zjarrfikës nga Brigada për mbrojtjes nga zjarret (BMZ) të Qytetit të Shkupit dhe Njësiti territorial kundër zjarreve (NJTZ) të Valandovës, Manastirit, Kavadarit, Dellçevës, Kumanovës, Tetovë dhe Gostivar.

QMK-ja informon se sot në periudhën prej orës 12:00 deri në ora 17:00 është planifikuar minimi i lokalitetit "Sladun" në Komunën e Prilepit shkaku se do të ketë më shumë shpërthime.

Nga QMK informojnë se në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1.770 thirrje në numrin e emergjencës 112. Prej tyre 58,47 për qind kanë qenë thirrje "reale", ndërsa 41,53 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Drejt policisë ka pasur 66,89 për qind, drejt emergjencës mjekësore 25,94 për qind, ndërsa drejt zjarrfikësve 3,75 për qind, ndërsa drejt LAMM 0,35 për qind prej thirrjeve reale në numrin 112 në QMK. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR