QMK: Janë gjetur çiklistët e humbur në Bellasicë
- Janë gjetur dy çiklistët që u humbën dje në malin Bellasicë, diku mbi fshatin Bansko, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:40, 8 prill, 2024

Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Janë gjetur dy çiklistët që u humbën dje në malin Bellasicë, diku mbi fshatin Bansko, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Dje në orën 16:50 në QMK Strumicë është raportuar në numrin e vetëm për thirrje urgjente 112 se kanë humbur çiklistët.
"Menjëherë është dërguar një patrullë e policisë kufitare dhe është kontaktuar me dy çiklistët. Rreth orës 19:30 janë zbritur çiklistët me ndihmëm e policisë kufitare në vend të sigurtë, pa rënë nata", thuhet në kumtesë.
QMK informon se një numër i madh i municioneve të pashpërthyera, më konkretisht 80 predha mortajash prej 60 milimetra nga Lufta e Parë Botërore janë gjetur në fshatin Ribarc, Komuna e Novacit.
QMK Manastir informon se në mënyrë të sigurtë janë ngritur dhe larguar nga ana e piroteknikut të autorizuar nga QMSH Manastir.
"Kur do të gjenden gjatë shëtitjeve në terren, mjete të pashpërthyera nga luftërat e kaluara, nuk duhen kapur, të zhvendosen granata të tilla të vjetra, bomba dhe pajisje të ngjashme të rrezikshme të pashpërthyera, thjesht është e nevojshme që menjëherë të raportohet në 112 në QMK për vendndodhjen e tyre", kumtoi QMK.
Foto: Arkivi i MIA-s