• e mërkurë, 17 korrik 2024

QMK iu bashkua NP "Pyjet nacionale" në shuarjen e zjarrit afër vendit Lamja mbi fshatin Jabollçishtë e Epërme

QMK iu bashkua NP

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA) - Tre ER traktorë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim iu bashkuan NP "Pyjet nacionale", Filialit Babuna Veles, të cilët tashmë ditën e tretë me ardhë po e shuajnë zjarrin e madh i cili shpërtheu në ambient të hapur në vendin e quajtur Lamja mbi fshatin Jabollçishtë e Epërme.

Siç informuan sot nga Qendra për menaxhim me kriza terreni është i pakapshëm, vegjetacioni është i thatë dhe shumë i lartë përkatësisht sasi e madhe e degëve tët hata dhe barit të lartë, ndërkaq për shkak të erës së fuqishme zjarri po përhapet shpejtë drejt pyllit me cilësi të lartë.

"Për momentin zjarri është lokalizuar, nuk ka flakë dhe tym por ekipet po punojnë në shuarjen e tij të brendshme, si dhe parandalimin e mundësisë për riaktivizimin e tij", ceket në kumtesën e QMK-së. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR