• e martë, 02 korrik 2024

QMK: Gjatë 24 orëve të fundit 45 zjarre në ambient të hapur. tre ende aktive

QMK: Gjatë 24 orëve të fundit 45 zjarre në ambient të hapur. tre ende aktive

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Gjatë 24 orëve të kaluara kishte mbi 40 zjarre në pyje dhe dhe në vegjetacionin e jashtëm, të regjistruara me raportim. Zjarrëfikësit kanë shuar edhe mbeturina dhe kontejnerë të djegur në ambient të hapur në territorin e gjithë shtetit, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza. (QMK).

Nga 45 zjarret e regjistruara në ambient të hapur gjatë 24 orëve të kaluara, tre janë ende aktive sot në mëngjes.

"Paralelisht duke shuar zjarret në zonat e banuara, zjarrfikësit kanë shuar të paktën 42 nga gjithsej 45 zjarre të regjistruara në ambient të hapur, në vende dhe me ndihmën e banorëve vendas. Nga: Shkupi (3), Manastiri (9), Prilep (2), Krushevë, Demir Hisar, Strumicë, Gjevgjeli, Valandovë, Radovish, Makedonski Brod, Sveti Nikollë (3), Koçani (3), Vinica (2), Dellçevë , Berovë, Kumanovë (6), Kriva Pallankë, Rankovcë, Tetovë dhe zjarrfikësit nga Gostivari (2), informon QMK-ja.

Qendra për menaxhim me kriza apelon që të mos digjet vegjetacioni në ambiente të hapura, ndëra paraqitja e zjarrit të raportohet sa më shpejtë në numrin e vetëm për raste urgjente 112. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR