• e hënë, 23 dhjetor 2024

QMK: Gjashtë zjarre në qiell të hapur, 1.758 thirrje në numrin 112 në 24 orët e fundit

QMK: Gjashtë zjarre në qiell të hapur, 1.758 thirrje në numrin 112 në 24 orët e fundit

Shkup, 28 tetor 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë zjarre në ambient të hapur në gjithë territorin e vendit dhe të gjitha janë shuar. Në Shkup ka pasur një, në Gjevgjeli dhe Manastir nga dy dhe në Prilep një zjarr në ambient të hapur, pas çka janë djegur pyje e përzier, bimësi e ulët..., kumtoi sot Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Katër zjarrfikësit nga Brigada territoriale kundër zjarreve në  Qytetin e Shkupit dje prej ora 14:45 deri në orën 21:00, me një automjet kanë shuar vegjetacionin e ulët dhe pyje të përzier në atarin e fshatit Aldincë të Komunës së Studeniçanit.

NJTKZ Gjevgjeli dje prej orës 11:35 deri në orën 13:35, me një automjet dhe dy zjarrfikës ka intervenuar në djegien e vegjetacionit të ulët në një sipërfaqe prej pesë hektarësh në atarin e fshatit Bogorodicë. Pesë zjarrfikës me dy automjete dje prej orës 13:00 deri në orën 17:00, kanë intervenuar në djegien e bimës së ulët, gardheve, kallamishteve, manaferrave dhe shelgjeve në një sipërfaqe prej 10 hektarë në fshatin Miletkovë.

Zjarrfikësit nga NJTKZ Manastir dje, prej orës 10:15 deri në orën 13:35, kanë intervenuar në kashtën që u përfshi nga flakët në fshatin Lisolaj, ndërsa prej orës 18:00 deri në orën 13:35, kanë shuar bimësinë e ulët të djegur në fshatin Dorushevë në Komunën e Mogilës.

QMK informon se gjatë 24 orëve të kaluar zjarrfikësit nga NJTKZ Manastir kanë pasur edhe një ndërhyrje të vogël si dhe zjarrfikësit nga NJTKZ Prilep.

QRMK Shkup informon se sot janë planifikuar dhe janë realizuar katër aksione të dhurimit të gjakut me punëtorët e shkollës së mesme "Zdravko Cvetkovski" - Shkup, me punëtorët e NQP "Shkup" në auto bazën Gjorçe Petrov, me punëtorët e Shkollës së mesme të mjekësisë "Pançe Karagjozov" - Shkup dhe punëtorët e SHFK "Gosho Vikentiev" - Koçan.

QMK informon se në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1.758 thirrje në numrin e emergjencës 112. Prej tyre 51,54 për qind kanë qenë thirrje "reale", ndërsa 48,46 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Drejt policisë ka pasur 63,20për qind, drejt emergjencës mjekësore 28,62 për qind, ndërsa drejt zjarrfikësve 4,46 për qind prej thirrjeve reale në numrin 112 në QMK. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR