• e premte, 05 dhjetor 2025

QMK: Ende është aktiv zjarri në "Jasen", janë shuar 12 zjarre

QMK: Ende është aktiv zjarri në

Shkup, 21 gusht 2025 (MIA) - Deri në orën 18:00 në territorin e gjithë vendit janë regjistruar 20 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat shtatë janë aktive, një është nën kontroll, ndërsa 12 janë shuar.

Siç informon Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK), ende është aktiv zjarri në zonën "Jasen" pylli i përzier, si dhe në komunën e Studeniçanit, në fshatin Koliçan i Epërm dhe f. Draçevicë - maja malore Kitkë.

Zjarre aktive ka në fshatin strugan Podgorc, në f. Bellovodica të Prilepit - vendi i quajtur Livadh dhe fshati Lenishtë, në komunën e Dollnenit, tek fshatrat Stroviç dhe Dolgaec, në komunën Rosoman: fshati Debreshtë dhe në komunën e Kërçovës: fshati Dushegubica.

Nën kontroll është vënë zjarri në komunën e Nagoriçanit të Vjetër, tek fshati Kanarevë, ku është përfshirë vegjetacioni i ulët.

Janë shuar zjarret në komunat Mavrovë - Rostushë, Bogovinë, Gjorçe Petrov, afër fshatit Volkovë dhe afër fshatit Orman, Strugë, Likovë, Strumicë, Dollnen, Kratovë, Kërçovë, Studeniçan dhe komunën e Gazi Babës, afër fshatit Trubarevë. sa/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR