QMK: Dje kishte 29 zjarre në hapësira të hapura, aktiv është edhe një
- - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se dje ka pasur 29 zjarre në hapësira të hapura. Janë djegur kashtë, kullosa, mbeturina, barë i thatë, gjemba, kallam, vreshta, shkurre, pyll me kërcell të ulët dhe të përzier, pyll me pisha dhe disa deponi.
- Post By Fitore Curri
- 09:10, 4 tetor, 2023
Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se dje ka pasur 29 zjarre në hapësira të hapura. Janë djegur kashtë, kullosa, mbeturina, barë i thatë, gjemba, kallam, vreshta, shkurre, pyll me kërcell të ulët dhe të përzier, pyll me pisha dhe disa deponi.
Deri në mëngjes, sipas raporteve që kanë mbërritur në QMK, zjarre aktive nga 24 orët e fundit ka edhe një - në Komunën Makedonski Brod, në fshatin Belicë. fc/
Fotografia: QMK