• e hënë, 23 dhjetor 2024

QMK: Dje ka pasur tre ndërhyrje për shuarjen e zjarrit në zonat e banuara, zjarret në hapësirë ​​të hapur nuk janë evidentuar

QMK: Dje ka pasur tre ndërhyrje për shuarjen e zjarrit në zonat e banuara, zjarret në hapësirë ​​të hapur nuk janë evidentuar

 Shkup, 10 nëntor 2023 (MIA) - Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur zjarre në ambient të hapur. Janë evidentuar vetëm tre ndërhyrje në zonat urbane, siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin me Kriza, zjarre aktive nuk ka.

 "Njësia territoriale Zjarrfikëse NJTZ Radovish në periudhën prej orës 14:45 deri në orën 16:45, me tre automjete të zjarrfikësve dhe gjashtë zjarrëfikës kanë ndërhyrë në një shtëpi të djegur. Zjarrëfikësit nga NJTZ Strumicë në periudhën prej orës 15:05 deri në orën 16:05, me një automjet të zjarrëfikësve dhe tre zjarrëfikës e kanë shuar një traktor të djegur në fshatin Turnovë dhe zjarrëfikësit nga NJTZ Tetovë gjatë ditës me katër automjete të zjarrëfikësve dhe tetë zjarrëfikës ka ndërhyrë në një mini fabrikë të djegur për briketa në fshatin Kamenjanë", thonë nga QMK-ja. 

 Në numrin e vetëm për raste urgjente 112 në QMK në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1.592 thirrje. Prej tyre, për raste urgjente më së shumti janë drejtuar në Polici (66,06 për qind) dhe në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore (31,67 për qind).

Thirrjet e tjera, siç informojnë nga QMK-ja, i janë drejtuar njësive territoriale për mbrojtje nga zjarri dhe LAMM-i. Qendra për Menaxhim me Krizat i trajtoi këto thirrje urgjente me veprime të kombinuara, ku ka pasur nevojë të ndërhyhet së bashku me ndërmarrjet komunale dhe të tjera të komunave, si dhe me institucione, shërbime dhe kompani të tjera, që janë pjesë e Sistemit të Menaxhimit të Krizave në vend. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

Фото: МИА архива

 

QËNDRONI TË LIDHUR