• e hënë, 23 dhjetor 2024

QMK: Deri në orën 11 të gjitha drejtimet rrugore në vend janë të kalueshme, përveç pjesëve malore

QMK: Deri në orën 11 të gjitha drejtimet rrugore në vend janë të kalueshme, përveç pjesëve malore

Shkup, 30 nëntor 2024 (MIA) - Të gjitha drejtimet rrugpre në Rajonin e Shkupit janë të kalueshme përveç (pjesës malore) në komunat Çuçer Sandevë, Butel, Sopishte, Studeniçan dhe Zelenikovë, informojnë nga QMK pas informatës nga QRMK - Shkup për kalueshmërinë e drejtimeve rrugore pas reshjeve të rrëmbyeshme të borës në territorin e shtetit deri në orën 11.

Nga QMK theksojnë se ka rënë sasi e vogël e borës e cila po shkrihet. Në rajonin e Shkupit, deri më tani nuk ka nivel të rritur të ujit të lumenjve të cialt mund të shkaktojnë dalje nga shtretërit.

Nga QRMK - Kumanovë informojnë se Rajoni verilindor - Komuna Kumanovë, Nagoriçan i Vjetër, Kriva  Pallankë, Kratovë, të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale janë të kalueshme, komunikacioni po zhvillohet në kushte të dimrit. Reshje të shiut prej 5,1 m2 janë matir në orën 08:00, përderisa reshje të borës ka në viset më të larta prej 5 deri 10 cm.

Nga QRMK - Tetovë njoftojnë se të gjitha drejtimet rrugore në Rajonin e Pollogut - Tetovë, Gostivar, Tearcë, Jegunoc, Zhelinë, Bërvenicë, Bogovinë, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë janë të kalueshme. Në drejtimet rrugore Kodër e Diellit - Tetovë dhe Gostivar - Strazhë dhe Mavrovë ka borë me intensitet të dobët. Ekipet e NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale janë në terren dhe po intervenojnë nëse nevojitet.

Nga QRMK Veles njoftojnë se të gjitha drejtimet rrugore në territorin e Rajonit të Vardarit - Veles, Sveti Nikole, Çashkë, Gradsko, Rosoman, Negotinë, Kavadar, Demir Kapi janë të kalueshme. Në këto vende ka reshje të shiut me intensitet të dobët.

Nga QRMK - Shtip njoftojnë se drejtimet rrugore në territorin e Rajonit lindor - Shtip, Berovë, Pehçevë, Vinicë, M. Kamenicë, Dellçevë, Koçan dhe Probishtip, Llozovë, Karbinci, Çeshinovë-Obleshevë, Zërnovci janë të kalueshme. Komunikacioni në rrugë po zhvillohet rrjedhshëm, në kushte të dimrit, nëpër rrugë të lagështa dhe nuk ka paraqitje të vërshimeve dhe probleme të tjera.

Nga QRMK - Manastir informojnë se të gjitha drejtimet rrugpre në Rajonin e Manastirit - Komuna Manastir, Novaci, Mogillë, Prilep, Dollnen, Krivogashtan, Demir Hisar, Krushevë janë të kalueshme. 

QRMK - Strumicë kumton se të gjitha drejtimet rrugore në Rajonin e Strumicës - Strumicë, Bosillovë, Vasilevë, Novo Sellë, Radovish, Konçe, Vallandovë, Gjevgjeli, Bogdanci, Dojran janë të kalueshme. Reshje të shiut deri më tani nuk paraqesin rrezik për vërshime dhe komunikacioni po zhvillohet normalisht.

Nga QRMK - Ohër, njoftojnë se komunikacioni në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale dhe lokale po zhvillohet në mënyrë të rrjedhshme nëpër rrugë të lagështa. Sasi krejtësisht e vogël e borës vërehet në vennbanimet më të larta, por nuk paraqet problem për zhvillim të rregullt të komunikacionit. ab/

Fotо: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR