• e shtunë, 21 dhjetor 2024

QMK apelon që pasdite për kujdes për shkak të paqëndrueshmërisë lokale, shiut të rrëmbyeshëm, shkarkimeve të forta elektrike dhe erës së fortë

QMK apelon që pasdite për kujdes për shkak të paqëndrueshmërisë lokale, shiut të rrëmbyeshëm, shkarkimeve të forta elektrike dhe erës së fortë

 Shkup, 9 maj 2024 (MIA) - Meteorologët paralajmëruan se sot, veçanërisht pasdite, do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë meteorologjike, me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima, shkarkime të forta elektrike, erë e fortë dhe breshër.

 Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) u bën apel qytetarëve për kujdes të madh gjatë shfaqjes së ndryshimeve të papritura lokale të motit dhe kujdes të veçantë gjatë bubullimave dhe vetëtimave, gjegjësisht gjatë shkarkimeve të forta elektrike, të mos qëndrojnë në hapësira të hapura dhe nën pemë të vetmuara.

 Të gjitha rastet urgjente, siç thotë nga QMK-ja, të lajmërohen në numrin e vetëm për raste urgjente 112, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën. Njëkohësisht, QMK bën informon se është e nevojshme dhe e dobishme të ndiqen rekomandimet dhe informacionet nga mediat për parandalimin, ndërsa  dhe për reagimin ndaj rasteve urgjente.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR