• e hënë, 08 korrik 2024

QMK: Aktiv një zjarr, dje janë regjistruar 39 zjarre

QMK: Aktiv një zjarr, dje janë regjistruar 39 zjarre

Shkup, 17 tetor 2023 (MIA) - Ende është aktiv një zjarr nga gjithsej 39 që janë regjistruar dje në vend, informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

"Gjatë ditës së djeshme, ekipet zjarrfikëse kanë intervenuar në 39 zjarre në qiell të hapur dhe 38 janë shuar, diku së bashku me disa komuna, ndërsa edhe me ndihmën e banorëve lokalë, si dhe me mbështetjen e aeroplanëve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe MPB-së", theksohet në komunikatë.

Këtë mëngjes, siç thekojnë nga QMK-ja, aktiv është edhe një zjarr, në komunën Makedonski Brod, në pjesën e fshatit Belicë, ku digjet pylli me pisha të rralla në terren të pakalueshëm.

Në 39 zjarret e djeshme, në territorin e gjithë shtetit, janë djegur barë i thatë, bimësi e ulët, pyll me pisha i degraduar, si dhe i përzier dhe cilësor, vreshta, pemëtari,  manaferra, deponi, mbeturina dhe të tjera. mb/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR