• e premte, 04 tetor 2024

QMK: Është shuar plotësisht zjarri në ndërtesën në lagjen Çair të Shkupit

QMK: Është shuar plotësisht zjarri në ndërtesën në lagjen Çair të Shkupit

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Është shuar plotësisht zjarri që ka rënë dje në bodrumin e një ndërtese në lagjen Çair të Shkupit. Gjendja me pjesën e djegur të ndërtesës dhe gjendja e banesave në ndërtesë do të përcaktohet më tej, kumtoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Zjarri, sipas QMK-së, është shuar sot rreth orës 09:30. Mëngjesin e sotëm zjarri ishte ende aktiv dhe në terren kanë qenë tri automjete zjarrfikëse të Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.

 

Nga QMK kujtojnë se dje, nga ora 1:50 zjarrin në Çair e kanë shuar 20 zjarrfikës me shtatë automjete të zjarrfikësve për shkak të djegies së një depoje në rrugën "Prohor Pçinski" nr. 136 në bodrumin e ndërtesës.

"Zjarri është përhapur edhe në ndërtesën banuese, në dyqanet përdhesë, ndërsa kishte tym të zi shumë të dendur, për këtë arsye janë evakuuar shumica e banorëve të ndërtesës. Nga Ndihma e shpejtë mjekësore në orën 14:25 kanë njoftuar se ua kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore 10 fëmijëve, 21 të rriturve, një zjarrfikësi dhe një gruaje shtatzanë. Shtesë si ndihmë për BTZ e Qytetit të Shkupit ka mbërritur një automjet special i zjarrfikësve i ARMV-së", kumtoi QMK-ja.

Automjeti special zjarrfikës i Armatës mbrëmë është përfshirë në shuarjen e zjarrit. QMK dje informoi se shuarja e zjarrit është duke u zhvilluar me vështirësi për shkak të sasisë së madhe të tymit dhe temperaturës së lartë në bodrumet ku ruhej një sasi e madhe e materialeve djegëse. 

Një pjesë e mediave publikuan se u dogjën hapësira që përdoreshin si magazinë nga një kompani që kishte një sasi të madhe produktesh plastike. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s dhe QMK-në

 

QËNDRONI TË LIDHUR