• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri Mexhiti në takim me ambasadorin e Misionit të OSBE-së, Val

Ministri Mexhiti në takim me ambasadorin e Misionit të OSBE-së, Val

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot priti në një takim pune Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup Kilian Val, ku diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në partneritet të vazhdueshëm me qëllim të avancimit të reformave prioritare në përputhje me zotimet e OSBE-së, kumoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

"Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se synojnë forcimin e shtetit të së drejtës, luftës ndaj korrupsionit, barazinë gjinore dhe fuqizimin e të rinjve, ndërsa promovimi i transparencës, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm për të mirën e të gjithë qytetarëve mbetet synimi i përbashkët", theksohet në kumtesë.

Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti ritheksoi se është maksimalisht i përkushtuar për përparimin e agjendës integruese të vendit në Bashkimin Evropian, si zgjidhje të vetme dhe me mbështetje masive të qytetarëve. sa/

Foto: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

QËNDRONI TË LIDHUR