• e premte, 05 dhjetor 2025

QMK: Është kërkuar veprim nga ajri ndaj zjarrit në rajonin e Likovës në anën e Karadakut të Shkupit, të gjitha mjetet ajrore janë angazhuar në zjarrin në rajonin e Berovës

QMK: Është kërkuar veprim nga ajri ndaj zjarrit në rajonin e Likovës në anën e Karadakut të Shkupit, të gjitha mjetet ajrore janë angazhuar në zjarrin në rajonin e Berovës

Shkup, 7 shtator 2025 (MIA) - Kërkesa për veprim nga ajri ndaj zjarrit mes fshatrave Nikushtak dhe Orllancë në komunën e Likovës nga kryetari i asaj komune është procesuar drejt Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) dhe drejt Pyjebe nacionale, kumtuan nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK). Njëherit informojnë se për momentin të gjitha mjetet ajrore janë të angazhuara në zjarrin e madh në rajonin e Berovës, por pasdite mund të dërgohen, nëse nuk ka nevojë për to në rajonin e Berovës.

"Zjarri që është aktiv prej dje ndodhet në territorin e komunës së Likovës, mes fshatrave Nikushtak dhe orllancë. Ndodhet në një rajon mjaft të pakalueshëm, ku nuk ka asnjë rrugë dhe nuk ka mundësi për veprim nga toka. Zjarri ngritet  përgjatë kreshtës drejt fshatrave të lartpërmendura, në anën e Karadakut të Shkupit. Kërkesa për veprim nga ajri parashtruar n[ QMK nga kryetari i komunës së Likovës, është procesuar drejt DMSH dhe Pyjet nacionale. Aktualisht, të gjithë aeroplanët janë të angazhuar në zjarrin e madh nërajonin e Berovës. Nëse pasdite, aeroplanët nuk janë të nevojshëm atje, ata do të ridrejtohen menjëherë për të vepruar në zjarrin midis fshatrave Nikushtak dhe Orllancë, si dhe përgjatë kreshtës së Karadakut të Shkupit, theksohet në kumtesën e QMK-së.

Në zjarrin i cili është aktiv në vendin e quajtur Bezgashevë, në afërsi të Rusinovës në komunën e Berovës, është kapluar pylli me lis, ah dhe fier, kumtoi sot më herët QMK. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR