Qindra mijëra persona po marrin pjesë në varrimin e ish kryeministres së Bangladeshit
- Qindra mijëra njerëz po marrin pjesë në varrimin e ish kryeministres Haleda Zija, e cila vdiq dje në moshën 80 vjeçare.
- Post By Ramize Qamili
- 13:11, 31 dhjetor, 2025
Daka, 31 dhjetor 2025 (MIA) - Qindra mijëra njerëz po marrin pjesë në varrimin e ish kryeministres Haleda Zija, e cila vdiq dje në moshën 80 vjeçare.
Qeveria e përkohshme, e udhëhequr nga Muhamed Junus, shpalli tre ditë zie, ndërsa flamujt në të gjitha ndërtesat qeveritare u ulën në gjysmështizë.
Zia 41 vjet ishte në krye të partisë Nacionaliste të Bangladeshit (BNP). Ajo ishte kryeministrja e parë femër dhe dy herë e udhëheqi Bangladeshin - nga viti 1991 deri në vitin 1996 dhe nga viti 2001 deri në vitin 2006. Në vitet 1990, ajo mori epitetin "lidere e pakompromis".
Zia u dënua me 17 vjet burg në vitin 2018 në dy raste ryshfet, ndërsa kreu katër vjet burg. Zia u lirua nga burgu në vitin 2022 për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, por me kusht që të mos udhëtonte jashtë vendit ose të mos merrte pjesë në aktivitete politike. Partia e saj pretendon se akuzat ishin të motivuara politikisht.rq/
Foto: EPA