• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qindra hebrenj amerikanë "e morën" Statujën e Lirisë – kërkojnë ndërprerje të zjarrit në Gaza

Qindra hebrenj amerikanë

Nju Jork, 8 nëntor 2023 (MIA) - Disa qindra hebrenj amerikanë janë mbledhur para Statujës së lirisë në Nju Jork duke bërë thirrje për ndërprerje të armëpushimit dhe fundin e "bombardimeve gjenocidale" ndaj civilëve në Gaza.

Të veshur me kanotiere të zeza dhe me parulla "Hebrenjtë kërkojnë ndërprerje të zjarrit" dhe "Jo në emrin tonë", protestuesit shpalosën pankarta ku shkruhej "E gjithë bota po shikon" dhe "Palestinezët duhet të jenë të lirë", transmeton Zëri i Amerikës.

"Fjalët e njohura të së parës sonë hebreje Ema Lazarus, të gdhendura në këtë memorial, na detyrojnë të ndërmarrim aktivitete dhe të mbështesim palestinezët në Gazë të cilët synojnë të marrin frymë lirshëm", deklaroi Xhej Saper i Zërit të hebrenjve për paqe i cili organizoi tubimin.

Protestuesit pro-palestinez nga Instituti joqeveritar për mirëkuptim në Lindjen e Mesme kërkuan t'i jepet fund "bombardimeve gjenocidale izraelite ndaj civilëve palestinez në Gaza".

"Për sa kohë që njerëzit e Gazës po bërtasin, ne duhet të bërtasim edhe më fuqishëm, pavarësisht kush bënë përpjekje të na heshtë", tha fotografja Nan Goldin.

Qyteti i Nju Jorkut, një përzierje emigrantësh, muajt e fundit është tronditur nga protestat pro-izraelite dhe propalestineze.

Qyteti është shtëpi e rreth dy milionë hebrenjve dhe qindra mijëra myslimanëve dhe deri tani është shmangur çdo dhunë në lidhje me konfliktin e Gazës, megjithëse tensionet janë më të shprehura në disa vende, veçanërisht në kampet universitare. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR