• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria siguron nga 11 mijë denarë K-15 për mbi 84 mijë të punësuar në administratë

Qeveria siguron nga 11 mijë denarë K-15 për mbi 84 mijë të punësuar në administratë

Shkup, 10 shtator 2024 

Të nderuar,

Edhe pse Qeveria e kaluar nuk ka parashikuar mjete për pagesën e K-15 në buxhetin bazë, me ribalancin e ri Qeveria siguron 1 miliardë denarë për pagesën e K-15 për të punësuarit në administratë.

Me këtë vendim mbi 84 mijë të punësuar në administratën shtetërore do të marrin nga 11 mijë denarë K-15. Pagesa do të bëhet më së voni deri në dhjetor të këtij viti.

Me këtë do të realizohet edhe një mbështetje e rëndësishme për të punësuarit.

Me këtë pako të K-15 do të përfshihen edhe mësimdhënësit e punësuar në shkolla.

Në këtë mënyrë Qeveria tregon kujdes konkret për çdo të punësuar në përmbushjen e të drejtave të tyre. 

Me respekt,

Sektori për marrëdhënie me opinionin - Sekretariati i përgjithshëm

__________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR