• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria: Shtyhet greva e M-NAV, do të punohet për çështjet e hapura

Qeveria: Shtyhet greva e M-NAV, do të punohet për çështjet e hapura

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Qeveria njofton se është arritur marrëveshje për të punuar për çështjet e hapura nga Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SKTA) me çfarë mundësohet që trafiku ajror të zhvillohet rregullisht. 

 Sipas Qeverisë, marrëveshja është arritur në takimin e mbajtur në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, me përfaqësues të Sindikatës së M-NAV (SKTA) dhe menaxhmentit të ndërmarrjes për kryerjen e veprimtarisë së ofrimit për kryerjen e veprimtarisë dhënie të shërbimeve të navigacionit ajror SHA M-NAV Shkup, ndërsa ndërkohë vazhdojnë koordinimet me Ministrinë dikasteriale, me synim realizimin e plotë të detyrimeve të ndërmarra nga të dyja palët.

 "Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut konsideron se marrëveshja kolektive e nënshkruar, vendimi për angazhimin e një firme konsulente që në mënyrë profesionale do të kryejë analiza funksionale për përmirësimin e funksionimit të ndërmarrjes, si dhe pëlqimi për ngritjen e nivelit të transparencës për të gjitha çështjet dhe përpunimi i një studimi që do të jep drejtimet e ardhshme për zhvillimin e ndërmarrjes tregon se zgjidhjet janë të mundshme përmes një dialogu funksional. Kjo qasje e tillë e përgjegjshme nga të gjitha palët është një mënyrë e përshtatshme për zgjidhjen e çështjeve të hapura në interes të qytetarëve dhe publikut", thuhet në shërbimin për shtyp të qeverisë. qa/ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR