• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria miratoi Draft Agjendën e Reformës 2024-2027 për Planin për rritje për vendet e Ballkanit Perëndimor

Qeveria miratoi Draft Agjendën e Reformës 2024-2027 për Planin për rritje për vendet e Ballkanit Perëndimor

Shkup, 16 prill 2024 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin nga Sekretariati për Çështjet Evropiane (SÇE) për statusin e përgatitjes së Agjendës së Reformës 2024-2027, në kuadër të Planit për rritje për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe e miratoi versionin e harmonizuar të draft-agjendës së reformës.

 Siç theksohet në kumtesë nga seanca, zëvendësi i parë i kryetarit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi, dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, janë ngarkuar wë ta dorëzojnë  versionin e harmonizuar të Draft Agjendës së Reformës deri te Komisioni Evropian.

Draft-agjenda reformuese e përditësuar, siç theksohet,  ndahet me Komisionin Evropian me qëllim të harmonizimit të listës së prioriteteve dhe masave reformuese, me afate konkrete të propozuara nga ana e Maqedonisë, me Bashkimin Evropian. Harmonizimi i Draft agjendës së reformës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme dhe duhet të përfundojë më së voni deri me 26 prill të vitit 2024, ndërsa versioni final i Agjendës reformuese do të miratohet më së voni deri në mesin e muajit maj të vitit 2024. Pas përcaktimit të versionit final të Agjendës reformuese dhe miratimit nga Komisioni Evropian, siç është sqaruar nga SÇE, do të hapet mundësia për nënshkrimin e marrëveshjeve për instrumentin për reforma dhe rritje dhe huamarrje dhe me këtë parashtrimi i Kërkesës për tërheqjen e transhit të parë, gjegjësisht për avansin në lartësi prej 7 për qind nga alokimi për shtetin tonë. 

 

Është paraparë pagesa e mjeteve nga Plani për rritje për Ballkanin Perëndimor, dy herë në vit. Ndërsa, për Republikën e Maqedonisë së Veriut, prioritet të cilat ishin të dakorduara në Agjendën e reformës, kanë të bëjnë me fushat me prioritet: Menaxhim/ Reforma në administratën publike dhe Menaxhim me financat publike; Digjitale, Energjetike/Tranzicion i gjelbër; Kapitali njerëzor; Mjedis afarist dhe sundimi i së drejtës.

 Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR