• e hënë, 22 prill 2024

Qeveria: Masa urgjente për rehabilitimin e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit 

Qeveria: Masa urgjente për rehabilitimin e  trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit 

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme e ka shqytuar dhe miratuar Informacionin për nevojën e ndërmarrjes së masave për rehabilitimin e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit.

Konkluzionet qeveritare janë miratuar pas theksimit të propozuesit, Ministrisë së Kulturës, me rekomandim të monitorin misioneve reaktive të UNESKO-s, të potencuara nga Komiteti për trashëgimi kulturore pranë UNESKO-s.

Siç njoftuan nga pres-shërbimi qeveritar, në konkluzionet është angazhuar Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që të marrë Vendim, me të cilin do ta angazhojë Institutin hidrobiologjik - Ohër të hartojë listë prioritare të vendbanimeve kyçe me rëndësi nacionale dhe evropiane dhe Listë të statusit të llojeve sipas klasifikimit IUCN të llojeve të peshqve të rrezikuara, jovertebrorë dhe alga në Liqenin e Ohrit.
 
"Ka edhe indikacione në Drejtoiël për mbrojztje të trashëgimisë kulturore, mes të cilave, në afatet e theksuara, të dorëzojë drejtime në institucionin kompetent - Enti për mbrojtjen e përmendoreve të kulturës dhe Muzeu - Ohër, me të cilat do t'i definojë (kufizojë) mundësitë për ndërtimin e objekteve të reja, mbindërtime në pjesën e vjetër të Ohrit, duke pasur parasysh se neni 59-x i Ligjit për ndërtimin nuk është bazë juridike për mbindërtime dhe rikonstruktime në pjesën e vjetër të Ohrit", theksohet në kumtesë.

Nga shërbimi për shtyp i Qeverisë njoftuan se është ngarkuar edhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Komuna e Ohrit, Komuna e Strugës dhe Komuna e Debërcës, brenda afateve të përcaktuara, secila në kompetencat e veta, të fillojnë me largimin e objekteve të ndërtuara pa leje për të cilat janë nxjerrë vendime të plotfhqishme për rrënimin dhe për të cilat janë siguruar mjete financiare për rrënim.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, në bashkëpunim me Kapitenerinë e porteve - Ohër, është ngarkuar edhe për formimin e Grupit punues për analizën e mjeteve lundruese në Liqenin e Ohrit me llogaritjen e kapacitetit mbajtës të mjeteve lundruese në Liqenin e Ohrit.

Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Drejtorinë për mjedis dhe Drejtorinë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, janë angazhuar për hartimin e një draft versioni të Propozimit për Ligjin për menaxhimin e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR