Qeveria libaneze miratoi objektivat e propozimit amerikan për çarmatosjen e Hezbollahut
- Ministri libanez i Informacionit, Paul Morkos, deklaroi se qeveria ka miratuar sot parimet e propozimit amerikan për çarmatosjen e grupit militant libanez Hezbollah deri në fund të vitit dhe ndërprerjen e operacioneve ushtarake izraelite në vend, përfshirë edhe "përfundimin gradual të pranisë së grupeve të armatosura joshtetërore në vend, përfshirë Hezbollahun, si në veri ashtu edhe në jug të lumit Litani".
- Post By Qefsere Abduli
- 20:56, 7 gusht, 2025
Bejrut, 7 gusht 2025 (MIA) - Ministri libanez i Informacionit, Paul Morkos, deklaroi se qeveria ka miratuar sot parimet e propozimit amerikan për çarmatosjen e grupit militant libanez Hezbollah deri në fund të vitit dhe ndërprerjen e operacioneve ushtarake izraelite në vend, përfshirë edhe "përfundimin gradual të pranisë së grupeve të armatosura joshtetërore në vend, përfshirë Hezbollahun, si në veri ashtu edhe në jug të lumit Litani".
Markos deklaroi se qeveria libaneze i ka pranuar parimet e propozimit amerikan, por se detajet nuk ishin diskutuar në mbledhje.
Ai theksoi se kabineti nuk do t'i shqyrtojë detajet dhe amendamentet lidhur me propozimin amerikan dhe se ata do të diskutohen pasi të ketë marrë planin e zbatimit që ushtria do ta paraqesë para qeverisë. qa/