Qeveria kujdeset edhe për më të vegjlit, për 100 ditë filloi ndërtimi i tre kopshteve për fëmijë, dhe u lëshua në përdorim ndërtimi shtesë i IPKKF “Goce Dellçev” në Ilinden
- Në 100 ditët e para të mandatit të Qeverisë së re, filloi ndërtimi i tre kopshteve të reja për fëmijë, si dhe lëshimi i ndërtimit shtesë të IPKKF "Goce Dellçev".
- Post By Qefsere Abduli
- 10:21, 3 tetor, 2024
Shkup, 3 tetor 2024
Të nderuar,
Në 100 ditët e para të mandatit të Qeverisë së re, filloi ndërtimi i tre kopshteve të reja për fëmijë, si dhe lëshimi i ndërtimit shtesë të IPKKF "Goce Dellçev".
Me këtë tregojmë se Qeveria kujdeset edhe për më të vegjlit.
Është vënë gurthemeli për ndërtimin e Kopshtit të ri për fëmijë në Komunën e Butelit, për të cilin janë investuar 100.000.000 denarë, ndërsa kapaciteti i përkujdesjes është për rreth 200 fëmijë. Me këtë Buteli 2 më në fund do të ketë një kopsht të ri për fëmijë.
Po ashtu, filloi ndërtimi i ndërtimi i Kopshtit të ri për fëmijë në Trubarevë, Komuna e Gazi Babës, për të cilin po investohen 19.000.000 denarë, ku do të akomodohen mbi 60 fëmijë.
Kanë filluar punët ndërtimore për ndërtimin shtesë të objektit Izvorçe në Kopshtin e ri për fëmijë Sërniçka në Komunën e Aerodromit, për të cilin janë investuar 120.000.000 denarë. Këtu gjithashtu kapaciteti i përkujdesjes është për rreth 170 fëmijë nga 0 deri në moshën 6 vjeç.
Gjithashtu në këto 100 ditë u lëshua në përdorim edhe ndërtimi shtesë i kopshtit të fëmijëve “Goce Dellçev” në Komunën e Ilindenit në vlerë prej 15.000.000 denarë për përkujdesjen e 60 fëmijëve. Ky ndërtim shtesë nënkupton mbylljen përfundimtare të listave të pritjes në Komunën e Ilindenit.
Qeveria dhe Kryetari Hristijan Mickoski janë zotuar se prioriteti kryesor në mandat do të jetë zvogëlimi i listave të pritjes për pranim në kopshtet e fëmijëve.
Vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme të investojmë, të ndërtojmë dhe të krijojmë për të gjitha kategoritë e qytetarëve.
Listat e pritjes duhet të reduktohen plotësisht. Fëmijët duhet të kenë kujdes dhe kushte adekuate për qëndrimin e tyre në kopshte.
Jemi të përkushtuar dhe punojmë me përgjegjësi për të krijuar një shpresë dhe të ardhme të re për të gjithë qytetarët.
100 ditë më shumë se 100 projekte dhe masa të reja.
100% të përkushtuar për ty!
Me respekt,
Sektori për marrëdhënie me publikun - Sekretariati i përgjithshëm
Qeveria e RMV
Foto: Qeveria e RMV
__________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.