Qeveria e re rumunu mbrëmë e dha betimin në parlament
- Qeveria e re e koalicionit pro-evropian e Rumanisë, e udhëhequr nga kryeministri socialdemokrat Marsel Çolaku, mbrëmë dha betimin në parlamentin rumun.
Bukuresht, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Qeveria e re e koalicionit pro-evropian e Rumanisë, e udhëhequr nga kryeministri socialdemokrat Marsel Çolaku, mbrëmë dha betimin në parlamentin rumun.
Dhënia e betimit dhe seanca e parë zyrtare e qeverisë pasoi pasi parlamenti me 466 vende miratoi qeverinë e re me 240 vota kundër 143 kundër, publikuan mediat rumunu.
Presidenti Klaus Johanis e emëroi Çolakun për kryeministër pasi tre parti properëndimore arritën marrëveshje për një koalicion qeverisës që synon të parandalojë grupet e ekstremit të djathtë të hyjnë në qeveri.
"Po hyni në një periudhë të vështirë me detyrime të reja”, ka thënë Johanis në letrën e urimit drejtuar Qeverisë. Ju uroj suksese në gjithçka që keni vendosur të bëni, por, mbi të gjitha, dua që të keni sukses për Rumaninë dhe rumunët. Njerëzit presin zgjidhje, stabilitet dhe një qeveri që ruan me vendosmëri trajektoren e Rumanisë”.
Johanis tha se të gjithë ata me të cilët fliste kërkonin vazhdim të rrugës pro-evropiane të Rumanisë.
Qeveria, e cila përfshin pesë ministra të rinj, u formua mes trazirave politike të nxitura nga zbulimet e ndikimit keqdashës rus që çuan në anulimin e zgjedhjeve presidenciale pasi një autsajder pro-Moskë fitoi në raundin e parë.
Një nga detyrat e para të qeverisë do të jetë caktimi i një date për zgjedhjet e reja presidenciale. Javën e kaluar, kryetari i Bukureshtit, Nikusor Dan, i cili është një politikan i pavarur, njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale. ls/
Foto: EPA