Uraloglu: Turqia ka për qëllim të arrijë marrëveshje për demarkacionin detar me Sirinë pas formimit të qeverisë së përhershme në Damask
- Turqia ka për qëllim të arrijë marrëveshjen për demarkacionin detar me Sirinë pas formimit të qeverisë së përhershme në Damask, deklaroi sot ministri turk i Tranportit, Abdulkadir Uraloglu.
Ankara, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Turqia ka për qëllim të arrijë marrëveshjen për demarkacionin detar me Sirinë pas formimit të qeverisë së përhershme në Damask, deklaroi sot ministri turk i Tranportit, Abdulkadir Uraloglu.
Ai shtoi se Turqia planifikon të fillojë bisedimet me adminitratën e re siriane për marrëveshjen eventuale për demarkacionin detar.
"Është e nevojshme që së pari të vendoset pushteti atje. E gjitha kjo do të jetë në rend dite, por është e vështirë të thuhet - në agjendën e sotme", tha Uraloglu.
Ai theksoi se marrëveshja për demarkacionin detar do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe do të çojë në përcaktimin e të drejtave të Sirisë dhe Turqisë për të kërkuar naftë dhe hidrokarbure.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan javën e kaluar deklaroi se Ankaraja do t'i përmirësojë marrëdhëniet me Damaskun, veçanërisht në fushën e tregtisë, energjisë dhe mbrojtjes. qa/
Foto: EPA