• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajdeni miratoi buxhetin ushtarak të SHBA-së në vlerë prej 895 miliardë dollarë

Bajdeni miratoi buxhetin ushtarak të SHBA-së në vlerë prej 895 miliardë dollarë

Uashington, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Xho Bajden miratoi buxhetin për mbrojtje të SHBA-së për vitin 2025 i cili është në vlerë prej 895 miliardë dollarë - nëntë miliardë më shumë se vitin e kaluar, njoftoi shërbimi për media i Shtëpisë së Bardhë.

Në vitin 2024 buxheti arrinte 886,3 miliardë dollarë. Viti fiskal 2025 do të fillojë më 1 tetor.

Dokumenti, i cili është me vëllim prej 1.800 faqesh, parashikon financimin e programeve në fushën e inteligjencës, nismave të Pentagonit, si dhe projekte të Ministrisë për Energjetikë të SHBA-së. Dhoma Përfaqësuese miratoi ligjin më 11 dhjetor derisa Senati më 18 dhjetor.

Dokumenti gjithashtu parashikon përforcimin e pranisë së SHBA-së në rajonin e oqeanit Indo-paqësor, rritjen e pagave të personave ushtarak, ndërtimin e shtatë anijeve të reja ushtarake dhe përforcimin e industrisë mbrojtëse.

Teksti gjithashtu detyron sektorin e inteligjencës të vlerësojë se çfarë rreziqesh për sigurinë e SHBA-së do të lindnin në rast të ndërprerjes së dërgesave të armëve në Ukrainë. Shërbimet e inteligjencës duhet të përgatisin një raport mbi aftësinë mbrojtëse të Ukrainës në rast të ndryshimit të mbështetjes ushtarake dhe ekonomike nga Uashingtoni, si dhe nëse SHBA-ja ruan ose anulon vendimin për përdorimin e sistemeve raketore ATAKMS.

Sipas Institutit të Stokholmit për Kërkimin e Paqes (SIPRI), SHBA renditet e para në botë për sa i përket shpenzimeve të mbrojtjes. Në vitin 2022, vendi shpenzoi 916 miliardë dollarë për nevojat e mbrojtjes dhe ushtarake ose 3.4 për qind e prodhimit të brendshëm bruto. Në vitin 2023, kjo shumë arriti në 877 miliardë dollarë ose 3.5 për qind e PBB-së.

Kina renditet e dyta në botë për sa i përket shpenzimeve ushtarake me 296 miliardë dollarë të shpenzuara në vitin 2023 ose 1.7 për qind të PBB-së. Në vitin 2022, kjo shifër ishte 292 miliardë ose 1.7 për qind e PBB-së.

Rusia është në vend të tretë me 109 miliardë dollarë ose 5,9 për qind të PBB-së. Në vitin 2022 ajo ka shpenzuar 86,4 miliardë ose 4.1 për qind e PBB-së. sa/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR