• e martë, 24 dhjetor 2024

Qeveria do të vendosë nëse sektori ushqimor do të mbetet pa energji elektrike të subvencionuar

Qeveria do të vendosë nëse sektori ushqimor do të mbetet pa energji elektrike të subvencionuar

Shkup, 25 shkurt 2023 (MIA) - Njoftimi për anulimin e mundshëm të masës për energji elektrike të subvencionuar për kompanitë e industrisë ushqimore për shkak se nuk janë ulur çmimet e produkteve bazë ushqimore, është zyrtarizuar dje me një propozim të tillë nga Ministria e Ekonomisë drejtuar Qeverisë.

Masa, e cila është në fuqi prej tre muajsh, mbulon kompanitë që prodhojnë vaj ushqimor, bukë dhe produkte furre, miell, qumësht dhe produkte qumështi, si dhe industrinë e mishit dhe shpendëve.

null

Nga Ministria e Ekonomisë njoftuan dje pasdite se i kanë dorëzuar Qeverisë propozim për shfuqizimin e masës pasi analizat e tyre kanë rezultuar se një pjesë e madhe e kompanive që kanë shfrytëzuar energjinë elektrike të subvencionuar nga “EMV Shitje” me çmim prej 80 euro për megavat orë nuk kanë ulur çmimet e produkteve ushqimore bazë.

Pas fillimit të masës dhe reagimeve në opinion se nuk ka pasur ulje të dukshme të çmimeve të produkteve ushqimore, nga Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë kanë apeluar disa herë që të përmbushet ulja e rënë dakord e çmimeve të produkteve. Më pak se një muaj më parë, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i paralajmëroi kompanitë se do të mbeten pa subvencionim, nëse ndërkohë nuk do të përmbushin marrëveshjen për uljen e çmimeve të produkteve dhe bëri të ditur për propozime konkrete dhe vendime, ndërsa analizat  do të priten nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Para njoftimit nga Ministria e Ekonomisë se propozimi është dorëzuar, kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se për kompanitë që nuk e respektojnë marrëveshjen  ndërmjet Qeverisë dhe Odave Ekonomike për uljen e çmimeve të produkteve të tyre,  nuk duhet të aplikohet masa për furnizimin e energjisë elektrike me çmim të subvencionuar.

Без разлика кој и каква позиција извршува и дали припаѓа на некоја политичка партија може да биде санкциониран за злоупотреби. Такви случаи има и немало пардон за никого, истакна денеска прем

Nëse nuk ka arsye objektive pse çmimet nuk do të ulen edhe përkundër çmimit të subvencionuar të energjisë elektrike, atëherë natyrisht që nuk do të marrin çmim të subvencionuar të energjisë elektrike, sepse subvencionohet nga qytetarët e shtetit. Këto janë mjetet e qytetarëve që të ulen çmimet e produkteve, tha dje Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi, nga ana tjetër, nuk është menjëherë pro masave radikale dhe heqjes së subvencionimit për energjinë elektrike. Ai thotë se duhet të dëgjohen argumentet e kompanive që nuk i kanë përmbushur premtimet. Nëse argumentet nuk janë në anën e tyre, theksoi ai, atëherë jemi të gatshëm ta anulojmë subvencionin.

Lidhur me njoftimin e përfaqësuesve të industrisë së furrës se do të rrisin çmimin e bukës nëse shteti nuk subvencionon pagat e furrtarëve, ai thotë se nuk ka marrë një kërkesë të tillë, por është i gatshëm të bisedojë me ta.

Намалување од најмалку 10 отсто на цените на основните прехранбени производи, најави денеска премиерот Димитар Ковачевски кој е во работна посета на охридско-струшкиот регион.

Industria e furrave, kujton ai, është e subvencionuar në fushën e energjisë elektrike, por siç tha ai, vetëm disa nga subjektet në këtë industri e kanë përmbushur premtimin për uljen e çmimeve.

Nga Organizata e Konsumatorëve (OKM), nga ana tjetër, konsiderojnë se paratë duhet t'i kthejnë kompanitë nga sektori i ushqimit, të cilat nuk kanë ulur çmimet, por kanë shfrytëzuar energjinë elektrike të subvencionuar. Ata sugjerojnë që mjetet për këtë qëllim të investohen në “energji të gjelbër” në mënyrë që qytetarët të kenë fatura më të vogla.

Masa më e përshtatshme për çmimet e produkteve ushqimore për momentin, sipas OKM-së, është ngrirja e tyre.

-Јас лично се изненадив кога рекоа дека ќе престанат да им даваат субвенции на компаниите. Не треба да престанат, треба да побараат да им ги вратат парите за субвенционираната струја и ние то

Qeveria duhet të mendojë realisht për mbrojtjen e qytetarëve, të bëjë diçka më serioze. Unë personalisht u befasova kur më thanë se nuk do të jepnin subvencione për kompanitë. Ata nuk duhet të ndalen po të kërkojnë kthimin e parave për rrymën e subvencionuar dhe ne po e kërkojmë këtë. Ata duhet të kërkojnë që paratë që i kanë dhënë t'u kthehen, ashtu siç kanë dhënë subvencione për kompanitë, kështu që nuk kanë përfunduar me punëtorët", tha në fillim të javës Marijana Lonçar, kryetare e OKM-së.

Masa për energjinë elektrike të subvencionuar prej 80 euro për megavat orë për kompanitë prodhuese të produkteve bazë ushqimore ka hyrë në fuqi nga 1 dhjetori i vitit të kaluar dhe me vendimin aktual është në fuqi deri më 30 prill të këtij viti. Qeveria përcaktoi çmimin e subvencionuar të energjisë elektrike në një kohë kur në bursë kushtonte 300-350 euro për megavat orë. Shkollat ​​publike fillore dhe të mesme, ndërmarrjet  publike, përdorin çmimet e subvencionuara të energjisë elektrike nga shteti. sa/

Foto/MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR