• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Qeveria dhe investuesit e huaj parashtruan detyra për reforma, ndryshime ligjore dhe procese të përbashkëta (PLT)

Qeveria dhe investuesit e huaj parashtruan detyra për reforma, ndryshime ligjore dhe procese të përbashkëta (PLT)

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Qeveria dhe Këshilli i investuesve të huaj sot konstatuan detyra për reforma dhe ligje të cilat duhet të ndryshohen dhe për proceset për të cilat do të duhet të punojnë bashkarisht në periudhën në vijim.

Kryeministri Hristian Mickoski pas takimti në Qeveri deklaroi se kanë dëgjuar këshilla dhe udhëzime shumë të mira se si duhet t'i zhvillojnë punët dhe proceset në peridhën që vijon. Theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në përmirësimin e kushteve të zhvillimit të biznesit në shtet.

"Dakorduam të kemi edhe takime të këtilla tremujorshe, në të cilat do të bisedojmë për përparimin e punëve të cilat i dakordojmë në takime. Takimi i ardhshëm tani do të jetë nga fundi i vitit, në gjysmën e parë të dhjetorit, mund të them se të gjithë ne parashtruam detyra shtëpie për reformat dhe ligjet të cilat duhet të ndryshohen, përkatësisht të cilat do të duhet të pësojnë ndryshime, por edhe një pjesë e proceseve për të cilat në periudhën në vijim do të duhet të punojmë bashkarisht, të diskutojmë, të analizojmë, të shohim çka duhet bërë secila nga palët", deklaroi Mickoski.

Si Qeveri, theksoi kryeministri, mbetemi tërësisht të përkushtuar në agjendën reformuese dhe në përmirësimin e kushteve të zhvillimit të biznesit tek ne.

"Sa më shumë të jetë i suksesshëm komuniteti afarist, aq më e suksesshme do të jetë edhe Qeveria, sepse do të ketë të arhdura më të mëdha në Buxhet. Ndërkaq me të ardhurat nga Buxheti, do të ketë rrealizim më të madh të investimeve kapitale, ndërsa nga ana tjetër do të ketë edhe rroga më të mëdha për standard më të lartë të qytetarëve tanë", porositi kryeministri. 

Kryetari i Këshillit të investuesve të huaj, Viktor Mizo saktësoi se me ekipin ekonomik të Qeverisë biseduan për marrëdhëneit e punës, arsimin, temat doganore dhe tatimore si shumë të rëndësishme për kompanitë e huaja të cilat punojnë këtu, për infrastrukturën, si dhe për rritjen e konkurrencës së kompanive të cilat funksionojnë këtu tashmë një kohë të gjatë.

"Patëm të pranishme rreth 40 kompani ku me të gjitha institucionet nga Qeveria drejtpërdrejtë i treguam kërkesat tona, nevojat, madje edhe ndryshimet potenciale ligjore të cialt duhet të ndodhin në peirudhën në vijim. Dhe ajo që është me rëndësi është se patëm diskutim të frytshëm, të hollësishëm dhe presim në periudhën në vijim përmes grupeve të punës me minsitritë dhe institucionet e ndryshme të hyjmë më thellë në tërë atë që duhet të adaptohet, të ndryshojë, të përmirësohet, në mënyrë që të krijojmë bazë konkurruese, të frystshme për punë, për mundësi për investime shtesë nga ana jonë, por njëkohësisht edhe në konkurrencë gjatë procesit të tërheqjeve potenciale të kompanvie të reja", deklaroi Mizo.

Si kompani, shtoi Mizo, punojmë në përmirësimin e rezultateve dhe sukseseve tona dhe e dimë se si kompani të cilat punojnë me sukses këtu mund të jemi edhe ambasadorë gjatë procesit të tërheqjes së kompanive të reja. ab/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR