• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria: Autostrada Kërçovë - Ohër është prioritet dhe vazhdon të ndërtohet

Qeveria: Autostrada Kërçovë - Ohër është prioritet dhe vazhdon të ndërtohet

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Qeveria, në mbledhjen e sotme, e shqyrtoi dhe miratoi edhe Informacionin për Marrëveshjen për ndërtimin e autostradës A2, seksioni Kërçovë - Ohër. Gjatë kësaj, është konfirmuar ndërtimi i seksionit Kërçovë - Ohër është prioritet. Edhe Qeveria, përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore është përcaktuar që të vazhdohet me ndërtimin, si pjesë e Korridorit evropian 8, informoi shërbimi për informim i Qeverisë.

Qeveria i ka autorizuar Kabinetin e zëvendëskryetarit të Qeverisë përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomike dhe Investime, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, të fillojnë bisedime me kontraktorin, për lidhjen e aneksit të marrëveshjes, për vazhdimin e afatit për realizim, me shfrytëzimin e mjeteve tashmë të siguruara për ndërtimin e autostradës Kërçovë - Ohër. Njëkohësisht, theksojnë nga Qeveria, realizimi i seksionit, do të vazhdojë të realizohet në vazhdimësi.

"Vendimi është marrë pas Informacionit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, bazuar në konstatimet e dorëzuara nga Mbikëqyrja Kryesore dhe Mbikëqyrja e Tunelit, se për shkaqe reale ka nevojë për shtyrje të afatit, 31 dhjetor 2023, për kryerje të punimeve ndërtimore në këtë autostradë, duke pasur parasysh edhe nivelin e lartë të punimeve të kryera fizikisht dhe çështjet e hapura të zgjidhura", thonë nga Qeveria.

Projekti fillestar për autostradën Kërçovë - Ohër, siç është vlerësuar, ishte me lëshime të shumta në projektim, por, siç theksohet në kumtesën e seancës së sotme të qeverisë, me fokus të Qeverisë dhe institucioneve kompetente për rëndësinë e seksionit, në masë të madhe ato janë tejkaluar dhe siç është vlerësuar, në vazhdimësi krijohen kushte për përfundimin e tij. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR