• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Qëllimi i Ligjit për konfiskimin e pasurisë është që të dëshmohet se korrupsioni nuk është profitabil, thotë zëvendëskryeministrja Gërkovska

Qëllimi i Ligjit për konfiskimin e pasurisë është që të dëshmohet se korrupsioni nuk është profitabil, thotë zëvendëskryeministrja Gërkovska

Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA) - Qëllimi i Ligjit për konfiskimin e pasurisë është që të dëshmohet se me sanksionimin e këtyre personave, korrupsioni nuk është profitabil dhe se pasurinë të cilën e kanë arritur në mënyrë të paligjshme do tu merret në procedurë ligjore dhe do tu kthehet qytetarëve, deklaroi zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska. 

Në televizionin Sitel, ku sonte ishte mysafire, Gërkovska theksoi se përmes këtij ligji, në situatë kur nuk ka mjaftueshëm elemente për ngritje të procedurës penale, në procedurë civile të mund të sanksionohen personat të cilët kanë dallim drastik në atë që e kanë fituar, nga të ardhurar zyrtare të regjistruara. 

"Me këtë zgjidhje ligjore mbushim boshllëkun kur për persona të tillë, kur nuk ka procedurë penale, nuk ka vepër penale për të cilin mund të kërkohet konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, të kërkohet nga personi të thotë se si e ka fituar pasurinë dhe nëse nuk mund të dëshmojë, t'i konfiskohet pasuria në procedurë ligjore", sqaroi zëvendëskryeministrja.

Në pyetjen nëse një ligj i tillë mund të përdoret për kalkulime politike, Gërkovska theksoi se secili që e ka arritur pasurinë në mënyrë të ndershme, nuk ka nevojë të shqetësohet nëse duhet të dëshmojë se në çfarë mënyre e ka arritur atë pasuri. 

"Në propozimin e ligjit janë të përcaktuara parakushtet, në bazë të të cilave duhet të ngritet një procedurë, që Policia Financiare të fillojë procesin, ndërsa në zinxhir janë përfshirë një varg institucionesh", sqaroi Gërkovska dhe theksoi se roli i këtij ligji është zbulimi dhe sanksionimi i krimeve të mëdha.

Në Klubin e Deputetëve nesër do të mbahet debat publik për propozimligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile. Është paraparë që fjalime të kenë zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, ministri i drejtësisë, Krenar Lloga dhe Oleg Soldatov, udhëheqës i Zyrës Programore të Këshillit të Evropës në Shkup.

Pas prezantimit të propozim ligjit dhe të standardeve ndërkombëtare dhe përvojave krahasuese, do të vijojë diskutim i hapur për zgjidhjen e propozuar ligjore, në të cilin fella profesionale do të ketë mundësi që t'i ndajë propozimet dhe sugjerimet e saja, njoftoi shërbimi qeveritar për informim. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR