Putini: Rusia nuk dëshiron luftë, por nëse Evropa dëshiron - jemi të gatshëm
- – Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se Moska nuk dëshiron luftë me vendet evropiane, por se, nëse Evropa dëshiron konflikt, Rusia menjëherë është e gatshme për luftë.
- Post By Fitore Curri
- 18:10, 2 dhjetor, 2025
Moskë, 2 dhjetor 2025 (MIA) – Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se Moska nuk dëshiron luftë me vendet evropiane, por se, nëse Evropa dëshiron konflikt, Rusia menjëherë është e gatshme për luftë.
Putini vlerësoi se partnerët evropianë vendosin kushte për marrëveshje të mundshme paqësore për Ukrainën që Moska i vlerëson si “absolutisht të papranueshme”, transmeton Hina.
“Nuk kemi qëllim të zhvillojmë luftë me Evropën, por nëse Evropa e dëshiron këtë dhe fillon, ne që në këtë moment jemi të gatshëm”, deklaroi presidenti rus para gazetarëve, në prag të takimit me të dërguarin e posaçëm amerikan, Stiv Uitkof në Moskë.
Lideri rus i akuzoi vendet e Bashkimit Evropian se po bëjnë përpjekje t’i minojnë përpjekjet amerikane për dhënien fund të luftës në Ukrainë.
“Ata nuk kanë plan paqësor, ata janë në anën e luftës”, vlerësoi Putini. fc/
Foto: EPA