Putini nderon pilotët sovjetikë në varrezat në Enkorixh
- Para se të largohej nga samiti me Trampin herët këtë mëngjes, presidenti rus Vladimir Putin vizitoi varrezat e ushtarëve sovjetikë në qytetin Enkorixh, në shtetin amerikan të Alaskës, raportoi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 10:03, 16 gusht, 2025
Enkorixh, 16 gusht 2025 (MIA) - Para se të largohej nga samiti me Trampin herët këtë mëngjes, presidenti rus Vladimir Putin vizitoi varrezat e ushtarëve sovjetikë në qytetin Enkorixh, në shtetin amerikan të Alaskës, raportoi DPA.
Ai vendosi trëndafila të kuq mbi kryqet e bardha prej guri në Varrezat Kombëtare të Fort Riçardson. Midis të varrosurve atje janë pilotë sovjetikë që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërsa fluturonin me aeroplanë amerikanë për Bashkimin Sovjetik aleat.
Gjatë deklaratave me presidentin e SHBA-së Donald Tramp, Putin shprehu mirënjohje për mirëmbajtjen e varrezave të luftës. Ai tha se kujtimi i luftës kundër armiqve të përbashkët mund të ndihmojë në rilidhjen në kushte të vështira tani, raportoi DPA.
Putin foli gjithashtu me kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Ruse në Alaskë dhe i dhuroi atij dy ikona, raportuan agjencitë ruse të lajmeve.

Alaska ishte një koloni ruse përpara se perandoria cariste t’ia shiste territorin e largët SHBA-së në vitin 1867.
Sipas mediave ruse, qëndrimi i Putinit në territorin amerikan zgjati rreth pesë orë.
Trampi dhe Putini thanë se diskutuan kryesisht për luftën në Ukrainë, por nuk zbuluan rezultatet e bisedimeve të tyre, raportoi DPA. sa/
foto: EPA