• e shtunë, 22 shkurt 2025

Putini i dërgoi Lavrovin dhe Ushakovin në bisedime me SHBA-në në Riad

Putini i dërgoi Lavrovin dhe Ushakovin në bisedime me SHBA-në në Riad

Moskë, 17 shkurt 2025 (MIA)  - Ministri i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov dhe ndihmësi i presidentit rus, Jurij Ushakov, nesër do të takohen me përfaqësues amerikanë në Riad. 

Këtë informacion e konfirmoi zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov, i cili deklaroi se Lavrovi dhe Ushakovi sot do të udhëtojnë për Riad pas instruksioneve të Vladimir Putinit. 

“Pritet që të martën në Riad të mbajnë takim me homologët amerikanë, i cili para së gjithash do t’i kushtohet rimëkëmbjes së të gjithë spektrit të marrëdhënieve ruse-amerikane”, tha Peskov. 

I dërguari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof, mbrëmë konfirmoi se udhëton në Arabinë Saudite në bisedimet e para të drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe Rusisë për përfundimin e konfliktit në Ukrainë. 

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se Uitkof tashmë është takuar me Putinin në “bisedë shumë të gjatë, e cila ka zgjatur rreth tri orë”. Uitkof, miliarder dhe investitor në patundshmëri, i cili është mik i afërt i Trampit, para pak kohësh ka qëndruar në Moskë që të sigurojë lirimin e mësimdhënësit amerikan të mbyllur për shkak të posedimit të mariuhanës. 

Pritet edhe sekretari i përgjithshëm i SHBA-së, Marko Rubio, të takohet me përfaqësuesit rusë në Arabinë Saudite. Në takim do të marrin pjesë edhe këshilltari për siguri kombëtare të presidentit Tramp, Majk Uollc, si dhe Uitkof. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR