• e mërkurë, 25 shtator 2024

Putin për sonte thirri mbledhje urgjente të kreut shtetëror

Putin për sonte thirri mbledhje urgjente të kreut shtetëror

Moskë, 30 tetor 2023 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin, për sonte në orën 19:00, thirri takim urgjent  në të cilin do të marrë pjesë tërë kreu shtetëror.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, deklaroi se Putin gjatë ditës do të mbajë tkaim në të cilin do të bisedohet për tentimin e Perëndimit për t'i shfrytëzuar ngjarjet në Lindjen e Afërt për ta ndarë shoqërinë ruse.

"Është mirë e njohur dhe e dukshme se ngjarjet e djeshme rreth aeroportit në Mahçkala në masë të madhe janë rezultat i përzierjes së jashtme, duke përfshirë edhe ndikim të jashtëm informativ", tha Peskov.

Një grup më i madh njerëzish dje shkaktuan trazira gjatë aterimit të aeroplanit nga Tel Avivi, pas çka aeroporti mbeti përkohësisht i mbyllur, kumtoi Agjencia federale ruse për transport ajror - Rosaviacia. Pas incidentit u arrestuan 60 pjesëmarrës në trazira. ab/

foto:МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR