• e premte, 10 janar 2025

Kalas: BE-ja është e gatshme të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën madje edhe pa SHBA-në

Kalas: BE-ja është e gatshme të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën madje edhe pa SHBA-në

Berlin, 9 janar 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të sigurojë ndihmë ushtarake për Ukrainën madje edhe nëse SHBA-ja e ndalon atë, deklaroi sot shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kalas, e cituar nga mediat franceze.

Kalas këtë e deklaroi 11 ditë para presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp që ta ndërmerr funksionin. Njëkohësisht, ajo shprehu bindje se Uashingtoni do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën.

"Kushdo që të jetë në krye të SHBA-së, mendoj se nuk është në interes të tyre që Rusia të bëhet forca më e fuqishme në botë", deklaroi para takimit të Grupit të kontaktit të partnerëve në Kiev në bazën ushtarake Ramshtajn në Gjermani.

Gjatë kryesimit të Xho Bajdenit, SHBA-ja kanë qenë mbështetësja më e madhe e Kivit në luftën kundër forcave ruse, që e kanë sulmuar territorin ukrainas. Nga shkurti i vitit 2022, deri më tani Uashingtoni i ka siguruar Ukrainës më shumë se 65 miliardë dollarë ndihmë ushtarake.

Ekziston frika se sapo Tramp të marrë detyrën, ndihma për Ukrainën do të reduktohet ndjeshëm dhe se Tramp do të bëjë presion mbi Kievin që të pranojë lëshimet nga presidenti rus Vladimir Putin.

Më herët, mediat britanike raportuan se ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka deklaruar se formati Ramshtajn do të duhet të ndryshojë nëse SHBA tërhiqet nga ai. Formati Ramshtajn  përfshin rreth 50 vende, përfaqësuesit e të cilëve takohen çdo disa muaj në bazën ajrore Ramshtajn në Gjermani. Takimet në këtë format filluan në vitin 2022 me iniciativën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lojd Ostin. mb/

Foto: MIA

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR