• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putin: Islamistë radikalë qëndrojnë pas sulmit në sallën e koncerteve në Moskë, por Kievi është i involvuar në ndonjë mënyrë

Putin: Islamistë radikalë qëndrojnë pas sulmit në sallën e koncerteve në Moskë, por Kievi është i involvuar në ndonjë mënyrë

Moskë, 25 mars 2024 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin sot për herë të parë pranoi se "islamistë radikalë" qëndrojnë pas sulmit në sallën e koncerteve afër Moskës, por vlerësoi se Ukraina është e involvuar në ndonjë mënyrë.

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar lidhur me sulmin, në të cilin persona të armatosur kanë hyrë në sallën e koncerteve në Krokus, kanë hapur zjarr ndaj vizitorëve në koncert dhe e kanë djegur ndërtesën, me ç'rast jetën e kanë humbur të paktën 137 njerëz, njofton Skaj Njuz.

"E dimë se krimi është kryer nga duart e islamistëve radikalë, kundër ideologjisë së cilëve po lufton edhe vet bota islamike me shekuj. Ky krim ndoshta është vetëm lidhje në tërë serinë e tentimeve të atyre që luftojnë me vendin tonë që nga viti 2014 me duart e regjimit neonazist në Kiev", tha ai, duke menduar në Ukrainën. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR