• e premte, 05 dhjetor 2025

Putin dhe Tramp biseduan për Ukrainën dhe lidhjet historike mes Rusisë dhe SHBA-së

Putin dhe Tramp biseduan për Ukrainën dhe lidhjet historike mes Rusisë dhe SHBA-së

Moskë, 3 korrik 2025 (MIA) - Biseda telefonike mes presidentit rus, Vlladimir Putin dhe presidentit amerikan, Donald Tramp përfundoi, njoftoi këshilltari i Putinit, Jurij Ushakov.

Siç informon TASS, Ushakov e ka përshkruar bisedën si transparente dhe të sinqertë. Kjo është e biseda e gjashtë mes dy liderëve që nga hyrja e Trampit në pushtet në janar, ndërsa ka zgjatur një orë.

Gjatë bisedës, Tramp i ka folur Putinit për "projektligjin e madh dhe të mrekullueshëm" që me sukses promovohet në Kongresin amerikan, ndërsa Putin i uroi atij sukses në këtë drejtim. Putin gjithashtu e uroi Trampin për Ditën e pavarësisë së SHBA-së, duke theksuar "kontributin" e Rusisë në pavarësinë amerikane, veçanërisht "gjatë Luftës për pavarësi 250 vjet më parë dhe Luftës civile 160 vjet më parë".

Ushakov tha se të dy vendet kanë lidhje të thella historike, duke përfshirë aleancën gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

Biseda ka përfshirë tema si Ukraina, Irani dhe Izraeli. Lidhur me Ukrainën, Putin i tha Trampit se nuk do të tërhiqej nga qëllimet e tij, por do të mbetej i hapur për zgjidhjen e konfliktit përmes negociatave.

Tramp ngriti çështjen e një përfundimi të shpejtë të luftës, ndërsa Putini tha se Rusia ishte e gatshme për negociata, por mbetet e përqëndruar në largimin e "shkaqeve të konfliktit". Ai iu referua negociatave që filluan në Stamboll, ku u zhvilluan dy raunde bisedimesh midis Rusisë dhe Ukrainës. Moska po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga katër territore pjesërisht të pushtuara, krahas Krimesë së aneksuar dhe të heqë dorë nga ambicjet e saj për anëtarësim në NATO. Kievi, megjithatë, i konsideron këto kushte të papranueshme. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR