Punonjësit e EVN Maqedoni organizuan tregun e parë donator festiv
- Me rastin e festave të fundvitit, në ndërtesën qendrore të EVN Maqedoni për herë të parë u mbajt tregu i parë donator nën moton “Të jemi njerëzorë”. Evenimenti u realizua sipas idesë, nismës dhe organizimit të punonjësve të kompanisë.
- Post By Besnik Shuki
- 15:15, 30 dhjetor, 2024
Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Me rastin e festave të fundvitit, në ndërtesën qendrore të EVN Maqedoni për herë të parë u mbajt tregu i parë donator nën moton “Të jemi njerëzorë”. Evenimenti u realizua sipas idesë, nismës dhe organizimit të punonjësve të kompanisë.
Tregut, siç njofton EVN Maqedoni, i parapriu grumbullimi i donacioneve në të mira materiale dhe përgjatë realizimit donacionet janë blerë nga kolegë të tjerë. Janë shitur mbi 150 artikuj, veshje, sende shtëpiake dhe punime personale.
Paratë do të dhurohen për qëllime humanitare.
Tradicionalisht gjatë kohës së festave të Vitit të Ri, EVN Maqedoni gjithashtu dhuroi edhe pako ushqimore për Kishën Ortodokse Maqedonase (KOM), Bashkësinë Fetare Islame (BFI) dhe Kishën Katolike.
Bashkësitë fetare përmes organizatave humanitare “Sveti Spas”, “Karitas” dhe “El Hilall” do të sigurojnë që pakot ushqimore të shpërndahen në mbarë vendin.
EVN Maqedoni është kompani e përgjegjshme që vazhdimisht investon në projekte për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe i bashkohet një sërë iniciativave që adresojnë sfidat e familjeve nga kategoritë e cenueshme. Gjatë vitit, kompania mbështet organizata të ndryshme që punojnë me kategori të cenueshme të qytetarëve. bsh/