• e diel, 22 dhjetor 2024

Punësimi i specializantëve privatë do ta zgjidh problemin me mjekët e rinj, thotë Mickoski

Punësimi i specializantëve privatë do ta zgjidh problemin me mjekët e rinj, thotë Mickoski

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski beson se me punësimin e specializantëve privatë do të tejkalohet, siç tha "problemi akut që nënvlerësohet puna e mjekëve të rinj".

Në një deklaratë për media pas ndarjes së çmimeve në Odën Ekonomike, Mickoski sot theksoi se me vendimin e Qeverisë për punësimin e 600 specializantëve, do t'u ofrohet punësim në institucionet shëndetësore ku ka nevojë.

"Sivjet janë treqind vende të tilla dhe 300 janë për vitin e ardhshëm dhe kështu do të ofrohen të gjitha këto 600. Mund të ndodhë që dikush të refuzojë, të thotë nuk jam i interesuar, nuk dua etj. Ne si Qeveri ofrojmë që të mund të sigurojmë punë për këta njerëz, kështu që shpresoj se përgjigja do të jetë pozitive", tha kryeministri.

Me vendim të Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë ngarkohet të formulojë kriteret sipas të cilave spcializantët do të punësohen në dy faza, në dy vitet e ardhshme nga 300 persona në vit.

Kriteret e punësimit të specializantëve privatë sot ishin edhe në  fokusin e takimit të ministri të Shëndetësisë, Arben Taravari, me Shoqatën e Mjekëve Specializantë.

Taravari, i cili sot në mëngjes vizitoi Klinikën e Fëmijëve, tha se prioritet i tij është gjetja e zgjidhjes për specializantët dhe se këtë vit nga gjithsej 647 do të punësohen 300, por për këtë duhet të vendosen kritere.

Sipas tij, për ato punësime nuk do të pritet buxheti i ri. - Nuk do të presim buxhetin e ri. Ne do të përpiqemi brenda këtij buxheti ta menaxhojmë. Megjithatë, na duhet kohë për t'u sinkronizuar me ministrat e tjerë. Jam optimist se do ta përfundojmë këtë punë, si me specializantët, ashtu edhe me listën pozitive, tha ministri i Shëndetësisë.

Siç informoi sërish në një deklaratë për MIA, Aleksandra Gjorgjieva, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Specialistë pas takimit, është diskutuar për disa kritere si mesatarja, viti i specializimit, vendbanimi i specialistit dhe lloji i specializimit sipas nevojave të institucioneve shëndetësore publike. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR