• e enjte, 17 korrik 2025

PSZH-ja e gatshme ta shesë Donarumën pas dështimit të bisedimeve për kontratë të re

PSZH-ja e gatshme ta shesë Donarumën pas dështimit të bisedimeve për kontratë të re

Paris, 11 qershor 2025 (MIA) – PSZH-ja mund ta shesë portierin Xhanluigji Donaruma në afatin kalimtar të verës, bën të ditur "La Republika".

Dy palët thuhet se nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për kontratë të re. Kontrata aktuale e portierit 26-vjeçar me parisienët skadon verën e vitit 2026. Klubi për transferimin e tij kërkon 40 milionë euro.

Më parë u bë e ditur se për shërbimet e Donarumës janë të interesuar Mançester Siti dhe Mançester Junajtedi.

Sezonin e kaluar, portieri luajti 40 ndeshje në të gjitha turnetë, pranoi 39 gola derisa në 12 raste e ka mbajtur portën të paprekur.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR