• e diel, 29 shtator 2024

PSZh ende i interesuar për Frenki de Jong

PSZh ende i interesuar për Frenki de Jong

Madrid, 4 prill 2024 (MIA) - Pari sen Zhermeni vazhdon të shfaq interes për reprezentuesin holandez dhe mesfushorin e Barcelonës, Frenki de Jong, njoftoi mbrëmë gazeta spanjolle "Sport".

Holandezi (26) dhe mbrojtësi uruguajan Ronald Arauho janë mes lojtarëve që përmenden për shitje potenciale.

Kjo nuk është hera e parë që De Jong të lidhet me transfer në PSZh, ndërsa përmendet edhe shuma prej 60 milionë eurove që klubi është i gatshëm ta ofrojë për nënshkrimin e holandezit.

Megjithatë, futbollisti, siç thotë, mbetet fuqimisht në qëndrimin që të vazhdojë në Barcelonë. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR