• e diel, 22 dhjetor 2024

PSZH duhet t'i paguajë Mbapes 55 milionë euro, klubi e refuzoi këtë dhe kërkon gjykim

PSZH duhet t'i paguajë Mbapes 55 milionë euro, klubi e refuzoi këtë dhe kërkon gjykim

Paris, 12 shtator 2024 (MIA) - Komisioni juridik i Ligës franceze të futbollit e urdhëroi PSZH-në t'i paguajë Kilian Mbapes 55 milionë euro paga të papaguara, kumtoi sot Liga.

Liga franceze e mori vendimin një ditë pasi Mbape e ka refuzuar ofertën e komisionit që të ndërmjetësojë në kontestin me klubin e tij të mëparshëm.

Kampioni aktual francez, megjithatë, e ka kontestuar vendimin e udhëheqësisë së Ligës dhe kontesti do të vendoset në gjykatë.

Mbape këtë verë nga PSZh-ja kaloi në Real të Madridit. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR