• e hënë, 23 dhjetor 2024

Protesta të reja të bujqve evropianë në Bruksel

Protesta të reja të bujqve evropianë në Bruksel

Bruksel, 4 qershor 2024 (MIA) - Për sot në Bruksel janë paralajmëruar protesta të bujqve nga më shumë vende evropiane të cilët priten të shprehin pakënaqësinë e tyre nga politikat bujqësore të BE-së, marrëveshjet për tregti të lirë të Unionit dhe rregulloret e bllokut për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Siç njoftojnë nga policia e Brukselit për shkak të protestave janë të mundura blloqe dhe bllokada të trafikut në qytet. 

Fillimi i protestave është caktuar për mëngjesin e sotëm në pallatin Hejsel, në afërsi të kompleksit të panairit të Brukselit dhe stadiumit "Kral Boduen", nga ku sipas paralajmërimeve bujqit me traktorët e tyre do të shkojnë drejt të ashtuquajturës lagjja evropiane e Brukselit, ku janë të vendosura institucionet e BE-së, me ç'rast do të kalojnë nëpër një pjesë të madhe të qytetit.

Pritet që protestat dhe bllokadat në qytet të zgjatin deri në orët e pasdites, ku për shkak të kësaj policia i paralajmëron banorët e Brukselit të përdorin transportin publik, në vend që të lëvizin me automjetet e tyre.

Protestat janë caktuar të dielen kur u mbajtën zgjedhjet për anëtarë të Parlamentit Evropian, që konsiderohet si përpjekje për të ushtruar presion shtesë mbi institucionet e BE-së.

Demonstratat e sotme pasojnë pas një proteste në Bruksel të shtunën të organizuar nga grupi "Ushqimi i mirë, bujqësi e mire" dhe Rrjeti për aksion klimatik (KAN), nga të cilët rreth njëqind protestues kërkuan një politikë evropiane për të luftuar ngrohjen globale dhe për të ruajtur ekosistemet, por "pa ndëshkuar fermerët".

Sipas organizatorëve të protestës të së shtunës, është thelbësore të zhvillohet një politikë evropiane për një tranzicion të drejtë në sistemet bujqësore dhe ushqimore në BE. 

"Vetëm duke iu bashkuar përpjekjeve sociale dhe mjedisore do të jemi në gjendje të trajtojmë krizat me të cilat përballemi dhe të sigurojmë një të ardhme të drejtë për të gjithë", deklaroi Mia Mançini  nga organizata "Ushqim i mirë, bujqësi e mirë" për agjencinë belge të lajmeve Belga. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s/X

 

QËNDRONI TË LIDHUR