• e diel, 22 dhjetor 2024

Protestë e specializantëve, vijon takimi me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë

Protestë e specializantëve, vijon takimi me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë

Shkup, 27 mars 2024 (MIA) - Mjekët specializantë që protestuan sot para Ministrisë së Shëndetësisë kërkuan takim urgjent me ministrin e Shëndetësisë për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Për momentin po zhvillohet një takim me përfaqësues të Ministrisë.

Specializantët kërkojnë rregullimin e statusit të punës, rritjen e pagesës mujore dhe sigurimin shëndetësor për të gjithë specializantët.

"Nëse ministri vazhdon të qëndrojë i shurdhër ndaj kërkesave të më shumë se 400 mjekëve specializantë, do të shohim përsëritje të shpeshta të protestës së sotme. Nuk do të ndalemi deri në përmbushjen e çdo kërkesë. Në fund, dua ta mbyll këtë deklaratë me fjalët e një kompozitori muzikor që ka ndërruar jetë së fundmi – Duhet të luftojmë për çdo milimetër normalitet. Kjo është një luftë e domosdoshme për ne, tha dr. Aleksandra Georgieva, kryetare e Shoqatës së mjekëve specializantë.

Në protestë u kërkua rritje e pagës së specializantëve privatë sipas pagës mesatare për vitin aktual, e cila është 39.800 denarë, rifutja e sigurimit shëndetësor falas për të gjithë specializantët privatë dhe pagesa me kohë e kujdestarive me çdo pagë aktuale.

Sigurimi shëndetësor gjatë pandemisë Kovid-19, siç theksoi Georgieva, ishte futur nga ministri i atëhershëm Venko Filipçe, por rreth një vit e gjysmë më parë ishte anuluar pa arsye nga Ministria e Shëndetësisë.

"Kur është fjala për pagën aktuale prej 26.000 denarë për një specialist privat, nëse jemi objektivë dhe i heqim këstin mujor që paguhet në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë, atij specialisti i mbesin 12.000 denarë që të mund të funksionojë dhe të mbijetoj", theksoi Georgieva.

Georgieva tha se specializantët privatë nuk ekzistojnë në shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore dhe se specializimi privat është një fenomen autokton vetëm për Ballkanin dhe aktualisht ekziston vetëm në Shqipëri dhe Kosovë. ls/

Foto: MIA

 

 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR