Protestë e hebrenjve ultra-ortodoksë në Izrael për shkak të rekrutimit
- Mijëra hebrenj ultra-ortodoksë në Izrael mbrëmë kanë protestuar kundër rekrutimit, njoftoi DPA.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:25, 1 korrik, 2024
![Protestë e hebrenjve ultra-ortodoksë në Izrael për shkak të rekrutimit](https://mia.mk/images/20240701082525_big_730x400_59.webp )
Jerusalem, 1 korrik 2024 (MIA) - Mijëra hebrenj ultra-ortodoksë në Izrael mbrëmë kanë protestuar kundër rekrutimit, njoftoi DPA.
Protestat u nxitën nga një urdhër i fundit i Gjykatës së Lartë për të filluar rekrutimin e burrave ultra-ortodoksë.
Mediat lokale raportuan për përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Jerusalem. Policia në kuaj dhe topa uji u përdorën për të shpërndarë protestuesit me kostume të zeza. Protestuesit qëlluan me gurë dhe sulmuan policë, që rezultoi në arrestimin e pesë personave.
N[ Izrael me dekada ekzstojnë lirime nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak për burrat ultra-ortodoksë. Megjithatë, këto përjashtime kanë skaduar para tre muajve.
Si rezultat i kësaj, gjykata më e lartë urdhëroi pezullimin e subvencioneve shtetërore për meshkujt e rritur ultra-ortodoksë që studiojnë në shkolla fetare.