• e hënë, 23 dhjetor 2024

Protestë dyorëshe e Sindikatës së AOJSHQ-së para Qeverisë

Protestë dyorëshe e Sindikatës së AOJSHQ-së para Qeverisë

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - Sindikata e punëtorëve të administratës, organeve të jurisprudencës dhe shoqatave të qytetarëve (AOJSHQ) sot organizon protestë në të cilën do ta thotë pakënaqësinë nga mospërmbushja e kërkesave për të punësuarit në shërbimin gjyqësor dhe prokurorinë publike. 

Protesta do të mbahet para Qeverisë në periudhën prej orës 12 deri në orën 14. 

Të punësuarit nga shërbimi gjyqësor dhe prokurorial nga 27 shtatori janë në greva duke kërkuar pagesë të shtesave të pagave dhe rritje të pagave për 78 për qind, vlerë për të cilën ishin rritur pagat e personave të zgjedhur dhe të emëruar. 

Përfaqësues të Sindikatës së AOJSHQ deri më tani mbajtën dy takime me Qeverinë, të cilat përfunduan pa ofertë konkrete për zgjidhjen e kërkesave. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR