• e shtunë, 23 nëntor 2024

Propozim-buxheti për vitin 2025 kalon në Kuvend, Dimitrieska-Koçoska njofton rritje të bazuar në investime reale

Propozim-buxheti për vitin 2025 kalon në Kuvend, Dimitrieska-Koçoska njofton rritje të bazuar në investime reale

Shkup, 1 nëntor 2024 (MIA) - Shkallën e rritjes e bazojmë në investime reale, tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska, duke premtuar realizim real të 50 miliardë denarëve të planifikuar për investime kapitale me Propozim-buxhetin për vitin 2025, që sot do të dorëzohet në Kuvend.

"Buxheti përfshin 50 miliardë denarë, përkatësisht 830-40 milionë euro për investimet kapitale. Korridori 8 dhe 10 D, ku ministrja negocion në drejtim të asaj të kemi realizim real, janë një nga prioritetet, gjithashtu edhe komunat, ndërsa prioritet janë edhe projektet për financim të efikasitetit energjetik, për lehtësim të tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, për administrim të sigurimit social, për modernizim të bujqësisë, projekt rajonal për mbeturinat, për përmirësimin e infrastrukturës së ujit, rikonstruimit të institucioneve ndëshkuese-korrigjuese. Në arsim, përveç rindërtimit të konvikteve jemi në bisedime për rindërtimin e shkollave dhe sallave sportive", deklaroi Dimitrieska Koçoska pas brifingut me mediat.

Duke komentuar dyshimet për realizimin e përqindjes së PBB-së prej 3,7 për qind, prezantoi të dhëna për vitet paraprake dhe argumente për planet për vitin e ardhshëm, duke theksuar se investimet reale në vitet e kaluara nuk kanë qenë më shumë se 15 miliardë denarë. 

"Në vitin 2022 në pjesën e investimeve kapitale kemi realizuar 18 miliardë denarë, por ai realizim kur të filloni ta analizoni më lart, në thelb janë transferta klasike që janë transferuar në ndërmarrje publike dhe shoqëri aksionare, ndërsa në këtë pjesa prej 14 miliardë nuk janë futur ato garanci të rëna. Ju e dini se sa ishte realizimi i investimeve kapitale në vitin 2022, dhe nëse e zbrisni këtë shumë nga ajo apo kjo shumë, do të shihni se sa është realizimi real i investimeve kapitale. Duhet të përmend se ka edhe shumë transferta kapitale që bëhen edhe për disa investime jofinanciare apo jomateriale dhe tashmë është çështje se çfarë lloj investimesh janë ato, nëse jep ndonjë vlerë shtesë", tha ministrja e Financave.

Në vitin 2023, siç shtoi ajo, megjithëse në plan ishin buxhetuar 17 miliardë, ai përfundoi me 23 miliardë sërish për investime të tilla, pra të regjistruara si investime që në realitet përfundonin për paga, për blerje materialesh riparimi etj. Dhe kësaj i shtohen garancitë që kanë rënë sërish, të cilat i kemi në vlerë prej më shumë se pesë miliardë denarë dhe dy miliardë për transferin komunal në fund të vitit 2023, të cilat deri më tani kanë pasur shumë pak realizim. Kur të mbledhësh matematikën, do të shohësh se nuk kemi investuar më shumë se 15 miliardë denarë realisht ndër vite.

"Në krahasim me vitin 2025 nuk do të ketë gjëra të tilla. Nuk ka transfere për EMV, janë planifikuar transfere në lidhje me kompani të caktuara publike, por në shumë më të vogël ose ridrejtohen në norma të tjera, jo për të "ndërtuar" investime kapitale, që do të thotë se ato që shihni si 50 miliardë denarë janë investime reale", tha Dimitrieska Koçoska.

Sipas saj, projektet për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë dhe Kërçovë-Bukojçan tregojnë se në të kaluarën nuk ka pasur interes për realizimin e investimeve kapitale.

"Ajo që më ka tronditur shumë ditët e kaluara është se kemi miratuar mjete për ndërtimin e rrugëve Shkup - Bllacë dhe Bukojçan - Kërçovë, të cilat janë kredi të ndryshme nga ajo që është tani projekti për Korridorin 8 dhe Korridorin 10, i miratuar në vitin 2021 dhe duke u parashtruar pyetja se pse nuk ka filluar zbatimi i atyre projekteve. Kush e ka fajin për këtë? Paratë janë miratuar, njëra nga BEI dhe tjetra nga BERZH. Pra, dy projekte 3-4 vite më parë të miratuara së bashku në bashkëpunim me qeverinë e kaluar. Kjo vetëm tregon se nuk ka pasur fare interes për realizimin e investimeve kapitale. Ishin shumë më të lehta këto 23 miliardë e 30 miliardë transferta në ndërmarrje publike, shoqëri aksionare, shkatërrimi i atyre shoqërive dhe sot krijimi i problemeve shtesë. Kjo është ajo që ne po ndryshojmë sot. Kjo politikë na solli një normë të rritjes siç e kishim në të kaluarën dhe ne e bazojmë normën tonë të rritjes në investime reale", tha Dimitrieska Koçoska.

Gjatë projektimit të Buxhetit, kishte kërkesa të mëdha nga ana e ministrive, ndërsa nëse përfshihen të gjitha kërkesat theksoi se deficiti buxhetor do të arrinte 13,5 për qind përkatësisht mbi dy miliardë euro.

Kemi, informoi ministrja, 3,5 miliardë rritje të normës së pagave, 2 miliardë rritje të bllok dotacioneve, të cilat janë për arsim më shumë, në pjesën e Fondit të Shëndetësisë rritje prej 5,2 miliardë denarë, të cilat duhet t'i sigurojnë plotësisht pagat e punonjësve shëndetësor dhe plus në këtë ka një tampon prej 2 miliardë denarë në funksionet e shtetit, mjete të cilat do të mund t'i zvogëlojmë pasi të dimë se ç'farë është arritur dhe dakorduar në Këshillin socio-ekonomik të cilin e ka udhëhequr ministri i Ekonomisë.

Janë planifikuar 15 miliardë denarë rritje në normën e pensioneve, 2 miliardë denarë të tjera rritje për Fondin e Sigurimit Shëndetësor në këtë bazë. Këto janë mjete që me rritjen e pensioneve duhet të rriten në përqindje edhe në Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Sa i përket transfereve sociale, ka një rritje prej rreth 500 milionë denarë në lidhje me ribalancin e buxhetit, ndërsa nga projektet që do të vendosë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ministrja e Financave tha se pret që me hyrjen me një regjistër të vetëm të të dhënave, do të ketë një përdorim të duhur të mjeteve të destinuara për ndihmë sociale.

Qeveria në seancë të martën miratoi Propozim-buxhetin për vitin 2025, me të ardhura të projektuara në vlerë prej 5,8 miliardë euro dhe shpenzime prej 6,5 miliardë euro. Pas dorëzimit në Kuvend, vijon debati 10-të ditësh në Komisionin amë për financim dhe buxhet. Deficiti Buxhetor është projektuar në katër për qind, ndërsa inflacioni 2,2 për qind. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR