Propozim drejt kompanive - pagesa e tatimit të solidaritetit të bëhet në dy këste, Mickoski thotë se oferta është e drejtë
- Kryeministri Hristian Mickoski thotë se në bazë të projeksionit që nuk do ta rrezikojë likuiditetin e Buxhetit drejt kompanive është parashtruar ofertë e drejtë për mënyrën e kthimit të tatimit të solidaritetit që e vendosi qeveria e kaluar, por Ligji për këtë të dhënë ishte anuluar nga Gjykata kushtetuese. Drejt kompanive është parashtruar propozim pagesa e tatimit të solidaritetit të bëhet në dy këste - në amrs 2026 dhe mars 2027. Nëse personat juridik nuk dakordohen, do të gjendet model tjetër adekuat në më shumë këste (deri në pesë), me fillim prej marsit të vitit 2026.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:36, 21 gusht, 2025
Shkup, 21 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski thotë se në bazë të projeksionit që nuk do ta rrezikojë likuiditetin e Buxhetit drejt kompanive është parashtruar ofertë e drejtë për mënyrën e kthimit të tatimit të solidaritetit që e vendosi qeveria e kaluar, por Ligji për këtë të dhënë ishte anuluar nga Gjykata kushtetuese. Drejt kompanive është parashtruar propozim pagesa e tatimit të solidaritetit të bëhet në dy këste - në amrs 2026 dhe mars 2027. Nëse personat juridik nuk dakordohen, do të gjendet model tjetër adekuat në më shumë këste (deri në pesë), me fillim prej marsit të vitit 2026.
Mickoski, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, sot tha se ka kompani që pranojnë edhe kushte të tjera dhe se përshtypjet janë të ndryshme. Shprehi keqardhje që, siç u shpreh, "për shkak të legjislaturës dhe garniturës aktuale në Këshillin gjyqësor dhe në Prokurori nuk përgjigjen ata që në mënyrë armiqësore kanë shpenzuar para të popullit".

Bëmë, shtoi Mickoski, projeksion se si të mos rrezikohet likuiditetit i Buxhetit dhe mendoj se oferta që është dhënë, është e drejtë.
Ministria e Financave, siç kumtoi paraprakisht ministrja e resorit, Gordana Dimitrieska Koçoska, ka vepruar rreth detyrimit të Qeverisë për zgjidhje të gjendjes me kompanitë të cilat paguan mjete në bazë të Ligjit për tatimin solidar.
Sipas Gjykatës kushtetuese, Ligji nuk e garanton sigurinë juridike të subjekteve të cilat janë prëfshirë me të. Me lëshimin në rregullim të marrëdhënieve të cialt paraprakisht tashmë ishin rregulluar dhe përfunduar, Gjykata konstatoi se po krijohet pasiguri juridike për obliguesit tatimorë dhe pritjet e tyre legjitime, e me atë edhe shkelje e sundimit të së drejtës dhe të drejtës së garantuar kushtetuese të pronësisë e cila është e paprekshme. Të drejtat që dalin prej saj askush askujt nuk mund t'ia marrë apo kufizojë.
"Sipas përmbajtjes së nenit 2 të Ligjit, shkaqet për vendosje të tatimit janë rrethana të paparashikueshme dhe pavolitshme ekonomike në shtet, që sipas Gjykatës janë kritere të paqarta. Në të njejtën dispozitë, si "arsyetim" të solidaritetit, sqarohet se Ligji bazohet në parimet e drejtëisë, barazisë dhe proporcionalitetit sipas të cilave secili është i obliguar të marrë pjesë në shlyerjen e shpenzimeve publike në pajtim me mundësitë e veta ekonomike", theksoi kushtetuta. ab/
foto: МIА arkivi, printskrin