• e hënë, 23 dhjetor 2024

Promovohet Kodi i sjelljes në hapësirën onlajn gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve

Promovohet Kodi i sjelljes në hapësirën onlajn gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve

Shkup 12 tetor 2023 (MIA) -Sigurimi i integritetit të informacionit që plasohen në hapësirën onlajn dhe parandalimin e përhapjes së dezinformatave, gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit mbi çdo bazë, duke vendosur standarde bazë të sjelljes etike dhe profesionale të subjekteve që janë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor është qëllimi i Kodit të sjelljes në hapësirën onlajn gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve.
 
Kodi është i qasshëm në faqen e internetit izborenkodeksonline.mk dhe është hartuar me iniciativë të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe ndihmën e ekspertëve nga OSBE/ODIHR.

Respektimi i Kodit është në bazë vullnetare dhe nuk ndryshon rregullat ekzistuese ligjore, ndërsa monitorimi i respektimit të tij do ta bëjë trupin koordinues të formuar ekskluzivisht për këtë qëllim nga përfaqësuesit e Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë, Institutit Maqedonas për Media, Këshillit të etikës në media, Institutit për studime të komunikimit dhe Fondacioni Metamorfozis.

Drejtori i ASHMAA, Zoran Trajçevski theksoi se trendët digjitale kanë sjellë sfida të reja, por se me Kodin zgjedhor përfshihen mediat elektronike dhe portalet, legjislacioni mediatik nga ana tjetër ende nuk e njeh këtë kategori të mediave, pra harmonizimin horizontal të legjislacionit zgjedhor dhe mediatik.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu tha se pret që të ofrohet një ambient me norma më të larta morale, etike dhe profesionale.

“Shkalla e demokracisë në një vend vlerësohet sipas lirisë së medias. Mediat onlajn dhe hapësira onlajn në përgjithësi e veçanërisht në vendin tonë janë para sfidës për pozicionimin e tyre si subjekte profesionale, si resurse në pjesë të ndryshme të ligjit”, theksoi Aliu.

Ambasadori i Misionit të OSBE-së, Kilian Uall madje theksoi se media formëson narrativen dhe shërben si një forum ku individët dhe partitë politike mund të komunikojnë dhe shkëmbejnë mesazhe dhe programe, veçanërisht gjatë zgjedhjeve.

Për liri të tilla, theksoi Uall gazetarët duhet t'u përmbahen standardeve më të larta profesionale dhe etike dhe të vetë rregullohen.

Foto: MIA

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR