• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prokuroria publike: Një përkëdhelëse nën hetim për neglizhencë dhe maltretim të një fëmije

Prokuroria publike: Një përkëdhelëse nën hetim për neglizhencë dhe maltretim të një fëmije

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Prokuroria publike themelore Shkup do të nisë hetim kundër një përkëdhelëse në një kopsht në Radishan, për të cilën dyshohet se në periudhën nga viti 2022 - deri në vitin 2023 në një kopsht për fëmijë në Radishan, në disa raste ka kryer dhunë psiqike dhe fizike ndaj një fëmijë tre vjeçar, të cilit i është drejtuar me fjalë nënçmuese, e ka tërhjekur zvarrë dhe ia ka shkulur flokët, dhe kjo i ka shkaktuar frikë dhe stres të madh, që ka rezultuar me humbjen e të folurit dhe frikë për të shkuar në kopsht.

"Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një përkëdhelëse 32 vjeçare në kopshtin e fëmijëve për të cilën ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale të vazhduar - Negjlizhencës dhe maltretim i një fëmije nga neni.201 paragrafi 1 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal. Në periudhën kohore 2022-2023, punëtorja e dyshuar në një kopsht në Radishani ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike në disa raste ndaj një fëmije të dëmtuar tre vjeçar. Ajo i është drejtuar fëmijës me fjalë nënçmuese, e ka tërhjekur zvarrë dhe ia ka shkulur flokët, dhe kjo i ka shkaktuar frikë dhe stres të madh, që ka rezultuar me humbjen e të folurit dhe frikë për të shkuar në kopsht", informojnë sot nga Prokuroria Publike Republikane.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e disa masave të kujdesit ndaj personit të dyshuar: ndalim për dalje nga vendbanimi, gjegjësisht vendqëndrim, obligim i të dyshuarës për paraqitje herë pas here te zyrtari i caktuar ose organi kompetent shtetëror, konfiskimin e përkohshëm të një dokumenti udhëtimi ose tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, përkatësisht ndalimin e lëshimit të tij.

Gjithashtu është paraqitur propozim për ndalimin e vizitës në kopsht dhe të gjitha objektet që janë pjesë e të njëjtit kopsht, ndalim për afrimin apo vendosjen, gjegjësisht mbajtjen e kontakteve apo marrëdhënieve me fëmijën e dëmtuar, prindërit dhe dëshmitarët e tij, si dhe ndalimi për ndërmarrjen e disa aktiviteteve të punës që kanë të bëjnë me veprën penale, përkatësisht largimin nga vendi i punës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR