• e martë, 24 dhjetor 2024

Prokuroria e Kosovës: Eurot e falsifikuara të dërguara në Kosovë janë shtypur në Maqedoninë e Veriut

Prokuroria e Kosovës: Eurot e falsifikuara të dërguara në Kosovë janë shtypur në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Prokuroria Speciale e Repubilikës së Kosovës, pas konfiskimit të mbi 85 mijë eurove të falsifikuara në monedha nga dy euro të martën e kaluar, njoftoi se monedhat e falsifikuara të valutës evropiane, të cilat distribuohen në Kosovë dhe vende të tjera të rajonit, prodhohen në Maqedoninë e Veriut, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Ky informacion bëhet i ditur në kumtesën e mbrëmshme të Prokurorisë, me rastin e kërkesës së saj për përcaktimin e paraburgimit njëmujor për gjashtë të arrestuarit, prej të cilëve tre shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe tre shtetas të Kosovës, te të cilët më 28 nëntor ishin zbuluar monedha metali me vlerë prej dy euro, në vlerë të përgjithshme prej 85.010 euro.

Në kërkesën në Prokurori, të cilën e ka dërguar organizata joqeveritare "Betimi për Drejtësi", e cila monitoron punën e institucioneve të drejtësisë së Kosovës, thuhet se “ekziston dyshimi se të akuzuarit B.A., S.A., A.A. S.R., M.K. dhe H.D., për të përfituar në mënyrë të paligjshme përfitime materiale për veten dhe grupin, në kohë të pa verifikuar kanë siguruar para të falsifikuara, të prodhuara në Maqedoninë e Veriut dhe gjithsej 42.505 copë monedha metalike me vlerë prej 2 euro, në shumën totale prej 85 mijë euro".

Në kërkesë është theksuar se të dyshuarit pastaj i kishin vendosur monedhat në qese të ndryshme, duke i kamufluar që tu ngjajnë mallrave të thjeshtë dhe i kanë vendosur në automobilë, ndërsa pastaj më 28 nëntor të këtij viti i kanë sjellë në Kosovë, kur të koordinuar ishin takuar në Han të Elezit me të akuzuarit S.R., M.K., dhe H.D. me qëllim që bashkë ta vazhdojnë rrugën deri në Prishtinë.

Sipas planit të kryersve, në kryeqytetin e Kosovës ishte planifikuar shitblerje e parave të falsifikuara, gjegjësisht pranim dhe dërgim të sasisë së parave të falsifikuara, me çka janë zbuluar dhe identifikuar nga policia, e cila ka intervenuar dhe në vepër i arrestoi duke ua marrë shumën e parave të falsifikuara.

Prokuroria e Kosovës vlerëson se të dyshuarit me këto veprime në bashkëpunim kanë kryer vepër penale "Blerje, pranim dhe fshehje të gjërave të përfituara nga vepër penale, nga neni 333 (paragrafi 1) sipas nenit 31 të Ligjit nr.06/L-074 Kodi Penal i Republikës së Kosovës".

Në rikonstruksionin e ngjarjes, prokuroria thekson gjithashtu se të dyshuarit B.A., SH.A. dhe A.A., më 28 nëntor, në Han të Elezit, janë takuar me të akuzuarit S.R., M.K. dhe H.D., duke i vendosur eurot e falsifikuara në një automobil "Folksvagen Pasat" të drejtuar nga H.D., pas çka kanë vazhduar së bashku për në Prishtinë, për t'u takuar në pompën e benzinës "Shell", ku ishte planifikuar dorëzimi i parave të falsifikuara. Gjatë transaksionit ata u zbuluan dhe u identifikuan nga Policia e cila ndërhyri dhe arrestoi autorët dhe sekuestroi sasinë e përmendur të parave të falsifikuara.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, të dyshuarit e kanë kryer veprën penale "Falsifikim i parave", e sanksionuar nga neni 296 (paragrafi 1) në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës. fc/

Fotografitë: Prokuroria Speciale e Kosovës

QËNDRONI TË LIDHUR